Suksesi i saj fenomenal e ka kthyer në këngëtaren më të paguar për vitin 2016…

Black_Top_G.tiff HAND OUT PRESS PHOTOGRAPH. PROVIDED BY Kate Head

Taylor Swift është këngëtarja më e paguar për vitin 2016. Me të ardhura që llogariten në 170 milionë dollarë, ylli i popit renditet e para në listën e revistës amerikane, “Forbes”.

Fitimet e saj vitin e kaluar ishin dy herë më të larta se ato të konkurrentes më të afërt, Adele. Pjesën më të madhe të parave, 26-vjeçarja e ka siguruar nga turi botëror i albumit “1989”, i cili përkon me vitin e saj të lindjes. Nga periudha qershor 2015-qershor 2016 këngëtarja ka fituar plot 170 milionë dollarë.

Taylor i ka lënë pas të gjitha të tjerat me suksesin e saj fenomenal në turneun e fundit, thanë drejtues të revistës. Për Adelen, fituese të disa çmimeve “Grammy”, shumica e parave kanë ardhur nga shitja e albumeve.

E treta në listën e muzikanteve femra me të ardhura më të larta për 2016-n rreshtohet Madonna me 76.5 milionë dollarë; e katërta Rihanna, e cila ka spostuar në vend të pestë Beyoncen, ndërsa Katy Perry, nga e para që renditej vjet, këtë vit ka zbritur në vendin e gjashtë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përmbyset anija, mbi 120 të zhdukur në Detin Mesdhe

Rreth 126 persona janë zhdukur pas fundosjes së një anije në Detin...
Read More