Sulm me armë në një azil të moshuarish në Francë

france

Franca sërish në gjendje alarmi pasi një grua u gjet e vdekur në një azil të moshuarish pranë Monpejerit. Mediat franceze raportojnë se një person i armatosur hyri në ndërtesën që shërben si azil për misionarët që dikur kanë shërbyer në Afrikë.

Policia franceze u alarmua nga punonjësit e azilit, të cilët thanë se personi i armatosur me një thikë dhe një pushkë me grykën e shkurtuar hyri në ndërtesë dhe sulmoi viktimën. Kjo e fundit u gjet e lidhur dhe me gojën mbyllur jashtë ndërtesës, ndërsa kanë nisur kërkimet për agresorin që është ende i lirë.

Dëshmitarë okularë të ngjarjes thanë se vrasësi i dyshuar kishte mbuluar fytyrën me maskë. Autoritetet lokale thanë se nuk ka prova për arsyet e sulmit, por gjithashtu nuk besohet të jetë një sulm terrorist. Mediat shkruajnë se agresori mund të kishte shkaktuar edhe më shumë viktima, por duket se ai hyri në ndërtesë me vetëm një objektiv në kokë.

Në azil, veç ish-misionarëve banojnë edhe rreth një dyzinë besimtarësh dhe murgeshash. Sulmi ka tensionuar mjaft situatën në zonë e Monpejer, ndërsa Franca vazhdon që të jetë në gjendje emergjence që prej sulmeve terroriste të vitit të shkuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çifti Obama mund të fitojë afro 200 mln $, nga shkrimi i dy librave me kujtime

Të drejtat e publikimit për dy libra me kujtime nga Shtëpia e...
Read More