Sulmet ajrore ruse në Siri kanë vrarë 35,000 rebelë

auto_a2ae78ef-4550-4924-b878-534ce74a6f0a_w987_r1_s1471433464

Sulmet ajrore ruse në Siri kanë varë 35,000 luftëtarë rebelë, dhe kanë ndaluar valën e revolucioneve në LIndejn e Mesme, tha dje ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu. Duke folur në një takim me ushtarakë të lartë për të treguar arritjet e vendit, Shoigu tha se ndërhyrja e Moskës parandaloi rënien e shtetit sirian.

“Ne tani jemi më të fortë se çdo agresor i mundshëm”, tha dhe presidenti Vladimir Putin në të njëjtin event në Moskë. Shoigu tha se avionët rusë ki shin kryer18,800 në Siri që prej nisjes së operacioneve, duke shkatërruar 725 kampe stërvitjeje, 405 vend-prodhime armësh, dhe kishin vrarë 35,000 luftëtarë. “Zinxhiri i revolucioneve që po përhapeshin në Lindjen e Mesme u thye”, tha Shoigu.

Ndërhyrja e Rusisë në Siri konsiderohet si shpëtimi i forcave të Bashar al-Assad nga disfata dhe thelbësore për marrjen e kontrollit në Alepo. Shoigu shtoi se vitin që vjen Rusia do të rrisë fuqinë bërthamore, armët moderne dhe avionët bombardues.

Shkruar Nga
More from Revista User

Protestuesi rus dënohet me 30 muaj burgim

Një gjykatë në Moskë ka dënuar një person me 30 muaj burgim,...
Read More