Sulmet ajrore të SHBA-së në Siri godasin ushtrinë siriane

sulm

Një burim ushtarak i qeverisë siriane ka thënë të premten se një sulm ajror i SHBA-së, kundër forcave në Damsak, ka qëlluar një ditë më parë “njërën prej pikave tona ushtarake”, po dhënë shpjegime më të hollësishme, raportojnë mediat shtetërore.

Sulmi ajror që u ndërmor të enjten mbrëma vrau disa njerëz dhe shkaktoi dëme materiale, thotë një burim për Reuters, duke shtuar se një gjë e tillë ka penguar përpjekjet e forcave siriane dhe aleatëve për ta luftuar ISIS-in.

Ushtria e SHBA-së kreu sulmin mbi forcën ushtarake kur ata po shkonin drejt bazës ushtarake al-TANF në Sirinë jugore – në afërsi të kufirit Siri-Irak-Jordan – që përdorej nga forcat amerikane dhe atyre kryengritëse të mbështetura nga ta.

Zyrtarët amerikan thanë se sulmi ishte thjesht një masë mbrojtëse.

Një anëtar i forcave kryengritëse të mbështetura nga SHBA-sw tha për Reuters se konvoji përbëhej nga forca siriane dhe iraniane, të cilët ishin nisur drejt bazës TANF kur ata u përleshën me disa forca kryengritëse.

Aleati i Sirisë, Rusia tha të premten se sulmi kishte goditur civilë dhe ishte i papranueshëm, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Gennady Gatilov, tha se sulmi i SHBA-së ka shkelur sovranitetin e Sirisë dhe nuk do të ndihmojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike të konfliktit.

Forcat e mbështetura nga SHBA-së në atë zonë po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Nga ana tjetër, ushtria e Sirisë e mbështetur nga Rusia dhe forcat aleate iraniane, po luftojnë kundër grupit xhihadist dhe kundër fraksioneve të moderuara kryengritëse në jug.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndërtohet ura e padukshme në Kinë

Kina po ndërton një tjetër urë që do t’i ngjallë frikë të...
Read More