Sulmet kibernetike shënjestruan 21 shtete në SHBA

hacking

Një zyrtare amerikane ka thënë se hakerët e lidhur me Qeverinë ruse kanë goditur sistemet zgjedhore në të paktën 21 shtete të SHBA-së, gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale më 2016.

Jeanette Manfra, zyrtare e lartë për kibernetikë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, ka dëshmuar të mërkurën para Komitetit të Senatit për Inteligjencë.

Diskutimi në këtë komitet është fokusuar në konstatimet e intelegjencës amerikane, se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA përmes sulmeve kibernetike dhe manipulimit të opinionit publik gjatë fushatës.

Manfra ka thënë se numri i votave nuk është manipuluar.

Ajo ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e përfaqësuesit demokrat, Mark Warner, se në sa vende janë vjedhur informacionet e votuesve nga këto sulme.

Lidhjet e dyshuara me Rusinë e kanë përcjellë administratën Trump prej fillimit të mandatit.

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit, Michael Flynn, ka dhënë dorëheqje nga detyra vetëm një muaj pas emërimit, për shkak të kontakteve me zyrtarët rusë.

Pos Komitetit të Senatit për Inteligjencë, lidhjet e dyshuara të bashkëpunëtorëve të Trumpit me Rusinë po i heton edhe FBI-ja.

Shkruar Nga
More from Revista User

Jeni të interesuar për të aplikuar për lotarinë? Ambasada Amerikane në Tiranë ka një lajm të mirë

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Tiranë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.