Sulmi i Berlinit, vrasësi ende i lirë


sulmi_berlin

Një pakistanez i kapur të hënën si drejtuesi i dyshuar i kamionit që vrau 12 njerëz në Berlin, u lirua dje vonë pa akuza. Prokurorët thanë se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta lidhur atë me masakrën, teksa vrasësi i vërtetë mbetet i lirë dhe i armatosur.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmit, sipas agjencisë së Lindjes së Mesme, Amaq. Dëshmitarët nuk arritën të ndiqnin drejtuesin e mjetit që u largua pas aktit makabër, ndërsa i arrestuari mohoi çdo përfshirje në ngjarje, megjithëse i ngjasonte përshkrimeve nga dëshmitarët.

“Kemi njeriun e gabuar. Vrasësi është i lirë dhe mund të godasë përsëri”, ishte titulli i të përditshmes Welt, teksa prokurorët nuk arritën të provonin se ai gjendej në mjet gjatë kohës së krimit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Hiking ndryshon trurin tonë dhe na mban të shëndetshëm

Udhëtimi në të vërtetë mund të ndryshojë mënyrën e punës së pjesëve...
Read More