Sulmi i SHBA në Siri, Putin: Uashingtoni po nxit një valë…

Pas sulmeve të përqendruara të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri ka reaguar President rus, Vladimir Putin.

Ky i fundit i quajti sulmet kundër Sirisë si një “akt agresioni” Putin tha se Rusia do të thërriste një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“SHBA dhe aleatët e saj goditën objektet civile dhe ushtarake në Siri, duke shkelur Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, tha Presidenti rus Vladimir Putin duke iu përgjigjur ndërhyrjes amerikano-franko-britanike në Siri”- raporton RT.

Ai ka paralajmeruar SHBA për pasojat.

“Me këto veprime, Uashingtoni po nxit vetëm një valë të re të azilkërkuesve nga Siria dhe rajoni i tërë,”- tha Putin.

Operacioni në Siri ishte në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik, që ndodhi javën e kaluar në qytetin sirian, Duma.

Në fjalimin drejtuar kombit, të premten vonë, Presidenti amerikan Donald Trump tha se “masakra e fundit është një përshkallëzim i madh i përdorimit të armëve kimike nga një regjim shumë i tmerrshëm”.

Sipas presidentit amerikan, qëllim i sulmeve është “të krijohet një pengesë e fuqishme kundër prodhimit, përhapjes dhe përdorimit të armëve kimike”.

“Këto nuk janë veprime të një njeriu; ato janë krime të një përbindëshi”, tha Trump për presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Qeveria siriane ka mohuar se ka kryer sulmin kimik.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Detaje nga mashtrimi 900 mijë euro”: Historia e Olesias dhe emri i biznesmenit

  Një stomatologe e njohur në Tiranë, mike me disa prej VIP-ave...
Read More