Sulmohen dhe digjen autobusët e evakuimit në Aleppo


93019107_036943535-1-655x356

Disa autobusë që po përdoreshin për të evakuuar persona të sëmurë dhe të plagosur nga fshatrat e rrethuara siriane al Foua dhe Kefraya, në provincën Idlib, u sulmuan dhe u dogjën të dielën dhe akuzat po biejnë mbi rebelët.

Autokolona po udhëtonte drejt zonave të rrethuara nga luftëtarët rebelë. Forcat pro qeveritare po i kërkojnë njerëzve të largohen nga fshatrat me shumicë shiite në mënyrë që evakuimi i Aleppos lindore të rifillojë.

Por, pavarësisht problemeve, media shtetërore siriane thotë se autobusët me njerëz nga Aleppo janë vënë në lëvizje. Observatori sirian për të drejtat e njeriut, bëri të ditur se gjashtë autobusë ishin sulmuar dhe djegur ndërsa media shtetërore nënvizoi se terroristë të armatosur sulmuan pesë autobusë, të cilët u dogjën dhe u shkatërruan tërësisht.

Burime të opozitës thonë se militantë nga Jabhat Fath al Sham, ose fronti Nusra i lidhur dikur me Al Kaedën, janë përgjegjës për djegien e autobusëve, por burime të tjera, thonë se përleshjet mes xhihadistëve dhe grupeve rebele islamike kanë qenë shkaktare të zjarreve.

Grupet rebele sidoqoftë, ende nuk kanë bërë asnjë koment. Rreth 1200 persona pritet të largohen nga Aleppo lindore, dikur në duart e rebelëve, në këmbim të një numri të përafërt të larguarish nga dy fshatrat që kontrollohen nga forcat pro qeveritare.

Shkruar Nga
More from Revista User

Konflikti Siri, avionët e Turqisë e SHBA vrasin 47 militantë të ISIS

Avionë të ushtrisë turke dhe të koalicioni të drejtuar nga SHBA kryen...
Read More