Sulmohet konsullata e Polonisë në perëndim të Ukrainës

lutsk-ukraine

Sulmues të paidentifikuar raportohet se kanë hapur zjarrë në konsullatën e Polonisë në qytetin veriperëndimor Lutsk në Ukrainë, mëngjesin e sotëm.

Nga sy sulm është dëmtuar çatia e konsullatës dhe janë thyer xhamat.

Duke cituar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, portali Volyn24 ka raportuar se incidenti ka ndodhur në orët e hershme të 29 marsit, menjëherë pas mesnatës.

Nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një granata hedhës, raporton një televizion ukrainas.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo klimkin ka shprehur indinjatën e tij për këtë sulm, duke e quajtur “akt të shëmtuar i atyre që kundërshtojnë miqësinë tonë me Poloninë”.

Klimikin po ashtu ka shkruar në Tëitter se autoritetet ukrainase janë të përkushtuara për të gjetur dhe dënuar sulmuesit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare me rastin e 85-vjetorit të Dritëro Agollit.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë me rastin e 85-vjetorit të lindjes së personalitetit...
Read More