Sulmohet me breshëri automatiku shtëpia e gazetares së ‘News24’, Klodiana Lala. Reagime…

Sulmohet me breshëri automatiku shtëpia e gazetares së “News24” Klodiana Lala.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 03:00- 03:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija”, Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së babait të saj.

Mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. Lala, rreth 64 vjeç, babai i gazetares.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka dëme në njerëz.

Mësohet se plumbat kanë dëmtuar dritaret, derën dhe muret e banesës.

Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Plumbat kanë prekur muret e banesës, si edhe kasën e derës së jashtme te saj, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja.

Në çastin e të shtënave, në banesë ndodheshin familjarët e gazetares Lala vëllai, babai, ndërsa vetë ajo së bashku me dy vajzat e mitura, ishin aty deri në orët e vona të mbrëmjes.

Shtëpia e prindërve është si një shtëpi e dytë për gazetaren Klodiana Lala, pasi në pjesën më të madhe të ditës, prindërit e saj mbajnë vajzat e vogla të saj.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas sulmit me armë të kryer në banesën prindërve të gazetares së kronikës në “News24”, Klodiana Lala.

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas sulmit në banesën e prindërve të saj, ndodhur mëngjesin e sotëm.

Në një deklaratë ajo shkruan se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të punës së saj.

DEKLARATA E LALËS

“Te dashur miq!

Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal.

Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam  ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithckaje.

Falenderim Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes.

Ju jam mirënjohës secilit prej jush që po më gjendet pranë në këto momente. ” shkruan gazetarja.

Përmes një deklarate, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon me forcë sulmin e kryer në mëngjesin e ditës së sotme.

Unioni i Gazetarëve i bën thirrje Policisë së Shtetit që urgjent të hetojë ngjarjen dhe të dërgojë autorët para drejtësisë, pasi çdo vonesë do të ndikojë edhe më shumë në acarimin e klimës së lirisë së shprehjes në Shqipëri.

‘Policia nuk duhet të merret me detaje që çorodisin më shumë opinionin por të gjejë autorin ose autorët e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë.

Kur sulmohet lajmësi, rrezikohet rëndë një nga të drejtat themelore kushtetuese’,- thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve Shqiptare, ku në përfundim apelohen institucionet e vendit të reagojnë ashpër ndaj këtij sulmi.

‘Ne u bëjmë thirrje institucioneve shqiptare që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe veçanërisht Ministria e Brendshme të reagojnë menjëherë duke dënuar ashpër sulmin dhe të merren në mbrojtje reporterët’.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dënon me ashpërsi sulmin me armë të kryer ndaj banesës së prindërve të gazetares së mirënjohur investigative, Klodiana Lala.

Edhe përmes një bisede telefonike ku shprehu solidaritet të plotë me gazetaren Lala, dy vajzat e saj të mitura dhe prindërit e saj, Presidenti Meta e inkurajoi të vijojë misionin e saj, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush.

“Po kështu inkurajoj organet e sundimit të ligjit të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, këtë ngjarje të rëndë, e të venë para ligjit këdo që qëndron pas saj.

Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Pas sulmit mbi banesën e babait të gazetares Klodian Lala ka ardhur edhe një reagim nga Kreyministri Edi Rama.

Rama shkruan në një postim në Twitter se është e patolerueshme barbaria ndaj gazetares Klodiana Lala. Po ashtu pret me padurin ndëshkimin e keqbërësve.

REAGIMI

E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve.

Ramaaaaa

 Po ashtu edhe një reagim nga kreu i PD, Lulzim Basha. Në një dalje për mediat Basha tha se  kjo është një mesazh i qartë se sundon krimi në vend.

Po ashtu Basha tha se është në krah të gazetares dhe do jetë gjithmonë në mbështetje të saj. Dhe çdo kujt që lufton kundër kësaj qeveria.

PJESE NGA DEKLARATA

Sot u realizuar ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve që zotërohen nga krimi. Familja e gazetares Klodiana Lala u sulmua herët në mëngjes. Plumbat kanë goditur dhomën ku vajzat e saj flenë. Mesazhi është i qartë, kush nuk i bindet krimit, do të mbajë pasojat.

Dua të shpreh mbështetjen time, për Klodiana Lalën dhe çdo gazetari.  Dua ti them të gjithëve atyre që nuk duan të qeverisën nga krimi, duhet të qëndrojmë dhe të luftojmë.

Sa herë media hesht  krimi triumfon, sa herë shoqëria hesht krimi triumfon.

Sulmi me armë ndaj gazetares Lala, denoncoi dhe nxori në dritë lidhjet e deputeti Çyrbja dhe bandën e Shullazit, janë tregues i qartë se krimi më Ramën qeverisin së bashku. Krimi kontrollon kupolën e policisë, pasi është në bashkë qeverisje.

Rama të lerë lotët e krokodilit dhe të gjej ata që sulmuan gazetaren. Të flasë më banditët e vetë dhe të gjejë mafiozët që qëllojnë kundër gazetarëve.

Sot kam një mesazh për Ramën, do mbash ti përgjegjësi për Klodiana Lalën dhe çdo gazetari tjetër, i preket një fije floku nga horrat që ke rrotull.

Siç duket edhe në foto, plumbat kanë prekur muret e banesës, si edhe kasën e derës së jashtme te saj, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja.

Në çastin e të shtënave, në banesë ndodheshin familjarët e gazetares Lala vëllai, babai, si edhe dy vajzat e saj ndërsa vetë ajo ishte aty deri në orët e vona të mbrëmjes.

Shtëpia e prindërve është si një shtëpi e dytë për gazetaren Klodiana Lala, pasi në pjesën më të madhe të ditës, prindërit e saj mbajnë vajzat e vogla të saj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Çdo fëmijë është një lule dhe të gjithë së bashku, e bëjnë këtë botë një kopësht të mrekullueshëm”

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Presidenti i Republikës...
Read More