Sulmon policia, plagosen protestues në protestën kundër taksës në Rrugën e Kombit

Pranë tunelit të Kalimashit ka nisur protesta kundër vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit.

Mësohet se situata është tensionuar menjëherë dhe protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.

Pasi i dhunoi me shkopinj gome, policia ka vendosur që të sulmojë sërish protestuesit në Rrugën e Kombit.

Gazetarët në vendngjarje kanë bërë të ditur se, policia këtë herë ka vendosur të sulmojë me gazlotsjellës protestuesit.

Dhjetëra prej tyre kanë pësuar dëmtime të ndryshme, ndërsa bëhet e ditur se tre protestues janë në gjendje të rëndë.

Ata janë transportuar për në spitalin e Kukësit.

Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet pagesa.

Më herët, policia bllokoi automjetet që vinin nga Kosova për t’u bashkuar në protestën kundër vensojes së taksës për Rrugën e Kombit.

auto_da90c52b-c55c-4570-b9b0-008637cfef9a1522487489auto_da90c52b-c55c-4570-b9b0-008637cfef9a1522487489i1-3i2-3i3-3i4-3protesta1protesta2protesta3protesta6i5-2i6-2kalimashiprotesta7protesta8kalimashiauto_e71d8b54-847b-42f6-a817-f21ecec0e9ef1522486734
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Fitim Zekthi: Demokracia pa “ligjin natyror” ka me vete ilaçin e vetëvrasjes

   Aq shumë e kanë pushtuar diskursin e politikës klishetë dhe format...
Read More