Supergrabitja në Qafë Kashar, Aleksandër Murataj kërkon lirinë

Gjykata refuzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Aleksandër Muratajn i cili dyshohet se është përfshirë në grabitjen e ndodhur në 9 shkurt të këtij viti në Qafë Kashar, në aksin Tiranë-Rinas.

Avokati Ardian Visha pretendon se Aleksandër Murataj nuk ka qenë në vendngjarje ditën e grabitjes

“E kemi të vërtetuar se Aleksandër Murataj ka qenë te dentisti” mësohet të ketë thënë avokati Ardian Visha.

Aleksandër Murataj akuzohet për grabitje me armë të ndodhur më 9 shkurt të këtij viti në aksin Tiranë-Rinas. Ai u arrestua më 14 mars. Sot kërkoi një masë sigurie më të butë.

Në supergrabitjen e 9 shkurtit u morën rreth 3.2 mln dollarë nga një bankë e nivelit të dytë.

Paratë u gjetën në tenxhere me presion

Dy tenexhere me presion ishin mbushur me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro, dhe pasi ishin mbështjellë me qese plasmasi ishin groposur.

Paratë brenda në tenxhere ishin mbështjellë me letër alumini mesa duket për të ruajtur që ato të mos dëmtohen.

Policia dyshon se këto janë pjesë e valutës së vjedhur nga 8 thasët me valutë që iu grabitën makinave të blindurara më 9 shkurt 2017 rrugës drejt aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Ndërsa në Vorë u gjet një kasafortë me një sasi valute.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e shtunë 8 prill 2017

Demi Jetës tuaj ne çift nuk do i mungojnë momentet interesante sot....
Read More