Supermarketet ushqejnë bletët me mbetjet e sheqerit

auto_blete1412894344

Një organizatë e mbrojtjes së kafshëve në Britani ka krijuar skemën e apikulturës për të ndihmuar bletët që nuk arrjnë të krijojnë nektarin e tyre në periudhën e dimrit. Për këtë ato mbështeten në produktet e sheqerit të hedhura si mbeturina nga supermarketet, duke ndihmuar që bletët të mund të ushqejnë veten.

Sheqeri i humbur nga pakot e çara që nuk mund të shitet më për njerëzit, dërgohet në kosheret e bletëve në Cornwall e Devon.

Gjatë vjeshtës dhe dimrit kujdestarët e bletëve zakonisht krijojnë vetë ushqimin e tyre të sheqertë për bletët, duke shkrirë sheqerin në ujë për të krijuar shurupin e trashë që shërben si zëvendësues për nektarin apo mjaltin.

Që prej vitit 2007 popullata e bletëve në Britani është reduktuar me një të tretën prej parazitëve, sëmundjeve dhe mungesës së luleve të egra, çka bëjnë të vështirë ushqimin dhe mbijetesën e bletëve në dimër.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nesër nis aplikimi për universitete, ja procedurat

Diten e enjte nis aplikimi i maturanteve me notë mesatare mbi 6...
Read More