Szydlo: Dëmshpërblimet e luftës nga Gjermania, çështje dinjiteti

Gjermania duhet të paguajë dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, deklaroi sot kryeministrja polake, Beata Szydlo në një intervistë që i shton më shumë tensiondebatit mes dy fqinjëve.

“Kjo është thjesht një çështje dinjiteti dhe drejtësie kundrejt Polonisë”, tha Beata Szydlo për Agjencinë zyrtare Polake të Lajmeve PAP.

Polonia vuajti shumë gjatë pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore ku rreth gjashtë milionë persona u vranë.

Kërkesa për dëmshpërblimet e luftës është rritur në Poloni, ku liderët e qeverisë nacional-konservatore polake po e nxisin gjithnjë e më shumë këtë debat.

Szydlo tha se qeveria është duke vlerësuar se çfarë veprimi të ndërmarrë dhe se çështja ende nuk është ngritur në nivelin diplomatik.

Nga ana tjetër qeveria gjermane ka cituar vazhdimisht një deklaratë të pasluftës ku Plonia kishte hequr dorë nga e drejta e saj për kompensime në vitin 1953.

Por, Polonia justifikohet se presioni nga lidershipi i Bashkimit Sovietik e detyroi atë të tërhiqet nga kërkesa e dëmshpërblimeve.

Debati mbi dëmshpërblimet nga Gjermania për fqinjin e saj është rikthyer në një moment tensionesh të larta mes Berlinit dhe Varshavës, për shkak të diferencave politike mbi imigracionin dhe një procedure ligjore kundër Plonisë nga Bashkimi Evrpian për shkak të reformave në drejtësi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndërron jetë ish-presidenti Mario Soares

Ish-presidenti portugez, Mario Soares, i konsideruar si babai i demokracisë në vend,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.