Tahiri akuzon ashpër Xhafajn, reagimet …

“Nuk ia heq asnjë presje atyre që kam thënë deri tani”, – tha ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj vetëm pak minuta pas deklaratës së fortë të Saimir Tahirit drejtuar atij.

Por çfarë tha Tahiri për Xhafajn?

“Rri e dëgjoj garën se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh. Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare, edhe ministri brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur.

Ka më shumë kriminalitet në Itali, po askush nuk numëron bandat në televizor.

Ka më shumë në greqi po përsëri se bëjnë. Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion kudo në botë, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet sa bëjmë ne, për të na fërkuar pak kokën ndonjë i huaj e për të bërë karrierë në kurriz të të tjerëve.

Dhe shqiptarët na mbajnë në kurriz, duke i bërë moral”.

Kryetari i grupit parlamentar I PS-së, Taulant Balla reagoi sot për dorëzimin e mandatit të Saimir Tahirit.

“Ky është vendim terësisht personal i Saimir Tahirit që e respektojmë plotësisht.

Dua të ripërsëris atë që kemi thënë këtu e gjashtë muaj më përpara se kjo është një cështje mes Saimir Tahirit he drejtësisë, as e jona dhe kurrësesi e kësaj opozite gojështhurur që në cdo rast dhe mudënsi që i jepet gjen argumenta për të ndërtuar baltën e rradhës…

Këta janë në një betejë për t’i prishur sa më shumë punën Shqipërisë në vendimmarrjen e rëndësishme të integrimit”, tha Balla.

Ai nuk preferoi të fliste me tej për këtë çështje, pavarësisht këmbënguljes së medias.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Michael Buble dhe Luisana Lopilato prindër për herë të tretë, publikojnë foton e ëmbël

    Këngëtari i famshëm Michael Buble dhe aktorja Luisana Lopilato janë...
Read More