Tahiri: Berisha, Shkëlzeni, Meta, Monika e Basha të përballen me mua

Deputeti Saimir Tahiri u rrethua menjëherë nga përkrahësit e tij pasi doli nga salla e Kuvendit.

Por ai doli që të fliste për mediat, edhe pse e pati të vështirë të mbante larg përkrahësit.

Përpara kamerave, Tahiri përsëriti deklaratat e bëra në Këshillin e Mandateve.

“Kjo që ndodhi sot, nuk e kanë bërë as fashistët. Të thonë shko në burg e na provo që s’ke marrë 5 milionë euro në muaj, kjo është estradë.

Do i kisha ftuar miqësisht të sjellin një provë të vetme.

Nëse nuk sjellin provë, të sjellin Saliun dëshmitar. Nëse nuk vjen Saliu të vijë djali i tij, Shkëlzeni, i cili la të vdekur 26 vetë në Gërdec.

Nëse nuk vijnë këta, të vijë Ilir Meta, të vijë Monika, të vijë Lulzim Basha.

Nëse këta nuk kanë pasur kurajo të përballen për hallet e tyre, të përballen me mua për drejtësinë që unë meritoj”, tha Tahiri.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi Read More