Tahiri kërkon takim me Llallën, kryeprokurori nuk e pret sot

Biznesi i drogës nga Shqipëria drejt Katanias në Itali drejtohej nga kushëriri i ish-Ministrit të Brendshëm shqiptar, shkruan e përditshmja lokale MeridioNews.

Mes të arrestuarve në operacionin “Rosa dei Venti” është dhe kushëriri i ish-ministrit socialist Saimir Tahiri, i dyshuar se fshihte biznesin e klaneve që trafikonin marijuanë nga Ballkani.

“Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, ishte në Siçili  ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës, të cilët mund të blinin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza”.

“Në Shqipëri ndaj kushëririt të Ministrit ka pasur shumë herë dyshime. Nuk është hetuar kurrë, nuk është arrestuar kurrë, por është fotografuar shumë herë me kreun e policisë kufitare në qytezën bregdetare të Dhërmiut.

Udhëtonte vazhdimisht nga Shqipëria drejt Siçilisë duke kaluar përmes Puljas për të dakordësuar shitjen e drogës e për të kërkuar vendet e përshtatshme për ankorimin e anijeve me drogë dhe ato të destinuara për ruajtjen e lëndës narkotike,” shkruan gazeta.

Hetimet e operacionit “Rosa dei Venti” çuan në identifikimin e bashkëpunëtorëve të Habilajt në Itali, siç është italiani Antonino Riela, pika e referimit të Habilajt në Siçili në blerjen e drogës nga Shqipëria.

Sipas medias italiane, në nëntor të vitit 2013 investiguesit italianë kanë monitoruar një takim mes Antonino Riela e vëllait të Moisi Habilajt, Florian Habilaj.

Takimi u bë në lagjen San Giorgio. Riela i kishte dhënë Florian Habilajt 30 mijë euro për një ngarkesë droge të humbur.

Qëllimi ishte rinisja e aktivitetit të trafikimit pas sekuestrimit të rreth 1650 kg marijuanë një muaj më parë në tetor të vitit 2013 në brigjet pranë portit të Augusteas në Siçili.

Mbi këtë sekuestrim e humbje të sasisë së drogës, në përgjimet ambientale të policisë italiane, Florian Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, dëgjohet të thotë se “po të kishte një kallashnikov do t’i kishte vrarë të gjithë bam bam bam”.

Në një tjetër përgjim ambiental të Financës italiane, Moisi Habilaj bisedon me pronarin e një karburanti në komunën Lentini: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh se policia është e korruptuar madje ka raste që është vetë kreu i policisë që ndihmon për të ngarkuar thasët me drogë”.

Bandës italo-shqiptare iu sekuestruan disa herë ngarkesa droge në Itali si 289 kg marijuanë të kapura nga autoritetet italiane në Palagonia, 900 kg në portin Risposto apo dhe një furgon plot me marijuanë i sekuestruar në qëndrën tregtare “Porte di Catania”.

Pas këtyre sekuestrimeve Moisi Habilaj nis bisedimet me anëtarët e bandës për të planifikuar transportimin e ngrakesave të tjera të drogës nga Shqipëria.

Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se “30 mijë euro duhet t’ia japë Saimirit”.

Po sipas hetuesve italianë Moisi Habilaj ka mbërritur në Siçili së bashku me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj me automjetin Audi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Ari jeshil i Ballkanit ishte vënë në dispozicion dhe të mafiozit të njohur Sebastian Sardo, sot bashkëpunëtor me drejtësinë italiane e dikur administrator i drogës për klanin mafioz katanez Capello”.

Në një nga përgjimet e policisë italiane lexohet se grupi i shqiptarëve të jetë shprehur “se nëse nisim një ngarkesë për Sardon, mund të sjellim dhe kallashnikovë, le të vriten me njëri-tjetrin, ne nuk na intereson, ata i duan për vete armët”.

Drejtori i SHISH, 1 orë takim ‘kokë më kokë’ me kryeprokurorin Adriatik Llalla

Drejtori i SHISH, Visho Ajazi ka zhvilluar ditën e sotme një takim prej më shumë se 1 orësh me kryeprokurorin e Shqipërisë, Adriatik Llalla.

Lajmi bëhet i ditur nga dëshmitarët okularë të cilët kanë parë të hyjë kreun e SHISH në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ajazi ka shkuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe besohet se ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Llalla.

Besohet se temë e takimit 1 orësh ‘kokë më kokë’ kanë qenë zhvillimet e fundit me arrestimin e Moisi Habilajt në Itali dhe informacionet që ka mbledhur SHISH dhe prokuroria për këtë grup droge.

 

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar kryeprokurorit Adriatik Llalla një takim urgjent.

Kërkesa e Tahirit vjen një ditë pas arrestimit të Moisi Habilaj në Itali, i cili akuzohet se ka lidhje me Saimir Tahirin.

Mediat spekulojnë në lidhje me këtë takim.

News24 thekson se Llalla nuk do e takojë Tahirin për shkak të angazhimeve.

Portalet e djathta thonë se nuk e takon për shkak se Tahiri është i dyshuar.

Një ditë pas arrestimit të Moisi Habilajt nga autoritetet italiane, kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë të pazakontë në orët e para të mëngjesit, tha se “Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike për lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë”, ndërsa i kërkoi Kryeministrit arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Basha tha se provat qe e impklikojnë Tahirin si kreun e trafikut të drogës në vend janë në tavolinë, të siguruara sipas tij nga partnerët ndërkombëtarë.

Moisi Habilaj, u arrestua si kreu i bandës italo-shqiptare e cila merrej me trafikimin e marijuanës dhe të armëve nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa Partia Demokratike e akuzon si kushëri të ish-Ministrit Tahiri.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Basha i rikonfirmuar në krye të PD: E ardhmja jonë është e sigurtë

  Pasi siguroi bindshëm votat për një mandat të dytë për të...
Read More