Tahiri konferencë në orën 12:00, çfarë do të thotë…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të dalë në një komunikim me qytetarët live në facebook në orën 12:00. Kështu ka bërë me dije vetë Tahiri në profilin e tij në facebook. Ai shkruan se do të jetë live për t’i shkuar deri në fund të vërtetës. “Të lutem më ndiq sot në 12:00 live ketu në fb. Deri në fund për të vërtetën!”,-shkruan ai.

Ndërkohë, ish-ministri ndodhet para kërkesës së prokurorisë e cila ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij dhe nisjen e hetimeve për t’i hapur rrugë arrestimit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dhjetë të vdekur nga përmbytjet në Peru

Të paktën dhjetë persona kanë gjetur vdekjen si rezultat i të reshurave...
Read More