Tahiri mohon, Basha: Pajisja e përgjimit asgjësoi Republikën!



Lulzim BashaProkuroria thotë se është duke hetuar pretendimet e opozitës për ekzistencën e një pajisjeje përgjimi në zyrat e Policisë së Shtetit, ndërkohë që Partia Demokratike jo vetëm që është e bindur për këtë fakt, por e ka vendosur edhe në rend të parë në axhendën e vet politike.

“Në hierarkinë e skandaleve të kësaj qeverie, ky zë vendin e parë dhe përgjegjësitë për këtë shkojnë drejtpërdrejtë tek Edi Rama”, tha në një deklaratë për shtyp, kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

Dhe ajo që bind akoma më shumë Bashën është heshtja e Edi Ramës për këtë.

“Nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme duke e bërë edhe më të besueshme që ky krim ka ndodhur me dijeninë dhe bekimin e tij”, shtoi ai.

Opozita shprehet e vendosur për t’i shkuar kësaj çështjeje deri në fund dhe këtë do ta bëjë përmes Komisionit të Sigurisë.

“Transparenca është një emergjencë ligjore, politike dhe morale për të gjithë spektrin politik, mediatik dhe shoqëror në vend. Qytetarët duan të mësojnë të vërtetën, ndaj kemi kërkuar një dëgjesë urgjente nesër paradite në Komisionin e Sigurisë me ministrin e Brendshëm, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, kreun e  SHISH dhe prokurorin e Përgjithshëm për të hedhur dritë mbi këta ngjarje dhe përgjegjësitë shtetërore”, deklaroi Basha.

Pavarësisht rezultatit që do të dalë nga dëgjesat e mësipërme në Komision, Basha përgjegjësinë kryesore ia faturon kryeministrit.

“Përgjegjësi politike e Edi Ramës për përgjimin mafioz të Presidentit, krerëve të institucioneve, ambasadorëve, drejtuesve të medias, gazetarëve dhe qytetarëve. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këtë paligjshmëri që nënkupton asgjësimin e Republikës”, mbylli deklaratën e tij Basha.

Ndërkohë ministri i Brendshëm tha se Policia e Shtetit nuk e ka një pajisje të tillë, pasi edhe ligji nuk ia lejon.

“Policia nuk disponon pajisje përgjimi. Nuk ka punuar kurrë me një pajisje të tillë,” tha Tahiri.

Megjithatë ai pranoi se ka një pajisje për një trajnim që po vazhdon prej disa javësh.

“Policia kryen trajnime me policitë partnere. Ka pajisje normale që s’kanë lidhje me përgjimin. Prokuroria ka të gjitha mundësitë për të bërë verifikimin në mënyrë ligjore,” tha Tahiri, duke shtuar se ai nuk është në detyrë për të bërë atë që kanë bërë paraardhësit e tij.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Për çfarë votojmë? Mendimet e tre profesorëve të ekonomisë

Qytetarët shqiptarë këtë të diel do të vendosin me votën e tyre...
Read More