Tahiri sulmon ambasadorin Lu, ‘Zëri i Amerikës’: Rama ishte mbrojtës i flaktë i tij

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të thërrasë javën e ardhshme Saimir Tahirin për të dëshmuar.

Ish-ministri i Brendshëm, i cili dorëzoi sot mandatin e deputetit do të pyetet në lidhje me letërporositë e marra nga Italia dhe Greqia.

Burime nga prokuroria i thanë Ora News: “Do të presim të zyrtarizohet lënia e mandatit. Në rast të nevojës për një masë sigurie ndaj ish-ministrit, do t’i drejtohemi gjykatës”.

Disa ditë më parë u mor në pyetje truproja e ish-ministrit të Brendshëm.

Hetimet për ish-ministrin Tahiri janë zgjatur deri në muajin korrik 2018.

Fjala e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kishte shumë mesazhe brenda.

Ai sulmoi fort edhe ambasadorin amerikan në Tiranë dhe ambasadoren e BE, por pa u përmendur emra.

Ai tha se ata marrin guximin që të bëjnë edhe gjyqtarin, edhe prokurorin.

“Unë jam shumë i vogël për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE. Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve e votuan si dele me dy ambasadorë që të paktën për turpin tim na durtrokisnin mbi kokë, tani bëjnë dhe vetingun e policëve të shkretë që çfarë nuk kanë parë në 30 vjet politikë,” tha Tahiri.

Ndërkohë edhe ‘Zëri i Amerikës’ ka raportuar në lidhje me vendimin e Tahirit për të hequr dorë nga mandati.

“Prokuroria kërkoi arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë provë.

Qëndrimi i shumicës dhe veçanërisht i kryeministrit Edi Rama, i cili kishte qenë një mbrojtës i flaktë i zotit Tahiri, edhe kur gjatë vitit 2016 fenomeni i kultivimit të marijuahës mori një përhapje masive, u pa gjerësisht si një mbrojtje që ju ofrua ish-ministrit.

Opozita e ktheu këtë çështje në një kalë të betejës së saj politike, due lëshuar akuza të forta ndaj tij,” shkruan ‘Zëri i Amerikës’.

“Me vendimin e sotëm për të dorëzuar mandatin, zoti Tahiri nuk ka më asnjë lloj mbrojtje kundrejt çdo mase që prokuroria do të mund të kërkonte ndaj tij. Mes ish-ministrit dhe prokurorëve tani qëndron vetëm gjykata”.

Saimir Tahiri foli sot edhe për 10 deputetë të majtë e të djathtë që bënë pazare per ligjin e lojrave të fatit.

“Edhe kur mbyllëm lojërat e fatit, prapë u akuzova unë, Kryeministri dhe gjithë qeveria. 150 milion euro fitim në vit nga lojrat e paligjshme të fatit per vite e vite me radhë duke rrjepur familjet shqiptare, që për llogari është shumë më shumë sesa i gjithë kultivimi i hashashit, e prapë kur i mbyllëm, po ne u akuzuam. Unë e qeveria ku unë shërbeva. Por ndërkohë që në parlament është bërë sherr në skenë për 4 vjet, poshtë në korridoret e errëta të parlamentit u bënë bashkë 10 vetë pa dallim partie që gjetën konsensus për të mbajtur peng sirtareve për afro 4 vjet ligjin e lojërave të fatit…”, tha ai.

Por kush janë ata?.

Mapo.al sjellë një kronologji dhe emrat e tyre.

Në fund të vitit 2016, në mënyrë të beftë, një muaj para afatit për zhvendosjen e lojërave të fatit në zonat periferike, 6 deputetë të parlament depozituan një amendament ku kërkohej që afati të shtyhej me katër vjet. Deputetët firmëtarë ishin Ervin Bushati, Ervin Koçi, Blerina Gjylameti, Luan Duzha, Ylli Shehu dhe Tahir Muhedini.

Këta ishin 6 deputetet që e firmosën kërkesën, por mbështetës të saj më pas u bënë edhe deputetë të tjerë. Komisioni i Ekonomisë I drejtuar nga Erion Brace miratuan propozimet. I ftuar në këtë komision për të dhënë shpjegime ishte edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili i kishte mbështetur propozimet e reja përmes një shkrese zyrtare depozituar në komision.

Po Rama, çfarë tha asokohe: “Nuk kam ndryshuar unë mendim dhe nuk jam unë kontrollori i bixhozit. Unë jam që në Shqipëri nuk duhet të ketë fare salla lojërash, por në këtë pozicion s’jam mazhoritar. Nuk jam unë, shumicë e mjaftueshme për ta bërë këtë ndryshim”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ambasadori Cutillo: Korrupsioni dhe gjyqësori kanë mbajtur larg investitorët e mëdhenj italianë

  Italia është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, me 57%...
Read More