Tahiri thumbon gazetaren, Berisha i dërgon ‘selam’ Edi Ramës

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbërriti në ambientet e Kryesisë së Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Edhe sot, jashtë ambienteve të Kryesisë ishin mbledhur disa simpatizantë të Tahirit, ndërsa ky i fundit ka ironizuar gazetaren e News 24, Klodiana Lala, e cila e pyeti nëse kishte një mendim se si do të përfundojë kjo çështje.

“Ti i di gjërat më mirë”, iu drejtua Tahiri-gazetares, për shkak të protagonizmit të kësaj të fundit në denoncimet e bëra në media.

Ndërkohë nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama.

“Mesazh per Edvinin dhe Fatmirin/Fatziun!

Edvin! Para se te jesh kryeminister je dhe vellai ne mall dhe ne gen i kumbares se Xibrakes, Olsit.

Fatmir/Fatzi! Para se te jesh minister je vellai ne mall dhe ne gen i Agronit, apo Geronit siç thirret tani.

Ju e dini se dosjet tuaja do flasin, prandaj po perdorni si mburoje, me shume si kamikaz, Saje qorrin. Mbare bota po ju sodit me cullak se kurre! Sot, per te kaluar diten shpallini Habilajt kusherinj te Berishes! Eureka!!!” shkruan Berisha në FB.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Raporti i OSBE/ODIHR: Marrëveshja garantoi garë të lirë, jepini fund blerjes së votës 

Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit evidenton sërish një...
Read More