Sërish denoncime për lidhjen e Saimir Tahirit me Orest Sotën.
Këtë herë një qytetar i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha duke i treguar lidhjet e Ramës, vëllait të tij Olsit dhe Orestit.
“Pershendetje Doktor, desha te informoj per disa fakte mbi lidhjet e Orestit me Ramen dhe Tahirin.
Thuhet se burri i motres se Orestit, qe u ndalua, eshte tek ai grupi i kokaines ku ben pjese Olsi.
Sidoqofte duhet riverifikuar, vjet Olsi shtroi te emen ne spital ne Gjermani me talasemi ku ishte shtruar dhe babai i Tahirit dhe u bene shume miq.
Qe atehere ai hynte e dilte nga VIP i Rinas me valixhe qe njoftohej nga Tahiri ose i ati. Ne VIP kete e dine te gjithe si familjar i Tahirit dhe eshte regjistruar.”
Sot u kap pasi atij iu gjetën në makinë rreth 860 mijë euro cash, si dhe patenta për drejtim të mjeteve lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm dhe bashkëshortes së tij.
Sota ka thënë në polici se paratë i kishte me vete pasi do të blente hekur te kompania ‘Kurum’, por kjo nuk ngjan të jetë e besueshme pasi transaksione të tilla nuk bëhen asnjëherë me para cash, por kalojnë përmes bankës.
Sipas Lapsi.al, nuk është e besueshme gjithashtu as dekarata e tij se nuk e njeh Saimir Tahirin, ndërkohë në sistemin TIMS figuron se ata kanë udhëtuar disa herë së bashku me njëri-tjetrin jashtë shtetit.