Tahiri vazhdon heshtjen, Iljazaj: Rama të qartësohet për çështjen

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri vazhdon heshtjen, edhe pse emri i tij mbetet më i përfolur këto ditë në media.

Nuk dihet nëse kjo është një strategji e zgjedhur prej tij.

Ndërkohë drejtori i gazetës Mapo, Ervis Iljazaj shkruan në editorialin e ditës se kryeministri Edi Rama duhet të qartësohet nëse çështja ‘Tahiri’ është juridike apo politike.

“Duket se Saimir Tahiri nuk do të shpëtojë lehtë nga të gjitha përfoljet publike dhe juridike që hidhen mbi të. Po ashtu, kjo çështje do të përndjekë gjatë edhe mazhorancën aktuale dhe liderin e saj, Edi Rama. Me gjithë përpjekjet e kësaj mazhorance për të devijuar vëmendjen e opinionit publik, me truke mediatike apo politike, kjo çështje nuk mund të harrohet. Qeveria ka për detyrë të mbajë një pozicion të qartë dhe t’iu përgjigjet qytetarëve shqiptarë se çfarë roli ka.

Pikërisht ky është kontradiksioni dhe vështirësia që po has Edi Rama në këto momente për çështjen në fjalë. Reagimi që ka për çështjen Tahiri duket një reagim konfuz, që njëherë e trajton atë politikisht dhe njëherë juridikisht. Duke krijuar kështu skepticizëm të madh nëse vërtet ka vullnet të hedhë dritë mbi këtë rast kaq të rëndë për politikën dhe drejtësinë shqiptare,” shkruan Iljazaj.

Lexoni më poshtë analizën e plotë:

Edi Rama duhet të qartësohet, çështja Tahiri është juridike apo politike?

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Berisha i përgjigjet Dakos: Shullazi donte të të hidhte nga pallati

Pas denoncimit të qytetarit dixhital të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhe...
Read More