Tahirit i puthin duart, Vasili: Trafikantët u ligjëruan si parti

Ndonëse Këshilli i Rregullores nuk kishte marrë ende një vendim për kërkesën e prokurorisë, Saimir Tahiri jashtë kryesisë së Kuvendit është pritur nga simpatizantë të shumtë.

Nuk kanë munguar puthjet e përqafimet nga qytetarët, të cilët kanë shkuar jashtë godinës për të treguar mbështetjen tyre.

Mes brohorimave të shumta, madje edhe puthjeve të duarve, mund të dëgjoheshin edhe shprehje si “të marrshin të ligat“, “mos u mërzit të keqen nëna” apo “nuk kanë çfarë të bëjnë”.

Por jo vetëm kaq.

Edhe prononcimi i Tahirit për gazetarët nuk ishte i lehtë, pasi qytetarët u kërkonin gazetarëve që të mos bënin pyetje provokuese.

Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili shkruan se ‘trafikantët e drogës u ligjëruan si parti politike’.

“Çfarë mbrojtje që po i bëhet drogës, trafikantëve e banditëve politikë si dhe të gjithë kriminelëve, pa iu skuqur hiç faqja në mes të parlamentit.

Trafikantët e drogës u ligjëruan sot si parti politike në pushtet në Shqiperi,” shkruan Vasili në FB.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Bursa sociale UET, historia prekëse: Nga viktimë e dhunës në studente

“Arsimi më ndryshoi jetën, asnjëherë nuk është vonë t’ia nisësh nga e...
Read More