Takim Trump-Abdullah II në Shtëpinë e Bardhë

trump

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet më 5 prill, në Shtëpinë e Bardhë, me mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

”Në krye të axhendës së bisedimeve janë lufta kundër ISIS-it, konflikti në Siri dhe marrëdhëniet izraelito-palestineze”, tha Shtëpia e Bardhë.

Vitin e kaluar, administrata amerikane i dha një ndihmë ushtarake dhe ekonomike Jordanisë me vlerë 1,6 miliardp dollarë, pasi dihet se vendi është partner i SHBA-së në luftën kundër ISIS-it.

SHBA u dha ndihmë edhe refugjatëve sirianë në Jordani.

Abdullah II është lideri i dytë rajonal që takon Trumpin, pasi të hënën ky i fundit do të takohet me presidentin egjiptian, Abdel-Fattah al-Sissi.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA: Miliona dollarë ndihma për katër shtete

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një ndihmë prej 630 milionë dollarësh për...
Read More