Takimi Rama-Llalla/ Kryeprokurori jep emra: Po hetojmë prej muajsh…

Zbardhet takimi mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kryeministrit Edi Rama.

Sioas njoftimit për mediat, “Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me kërkesë të kreut të Qeverisë”.

Në fokus të takimit, thuhet në njoftim, ishte “diskutimi mbi kërkesën e subjektit politik, Partia Demokratike, lidhur me verifikimin e thelluar në kuadër të ligjit të njohur si “Për Dekriminalizimin”, për deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi”.

“Llalla vuri në dijeni Kryeministrin se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e thelluar ndaj deputetit Aqif Rakipi disa muaj më parë. Procedura e verifikimit për këtë subjekt është ende në zhvillim, pasi Sektori i Posaçëm për “Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme është ende në pritje të përgjigjeve nga ana e disa prej autoriteteve të huaja, të cilave u është kërkuar informacion.

Në takim, Llalla shprehu garancitë e plota se Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kryejë verifikimet e thelluara për të gjitha rastet që do i paraqiten me kërkesë të subjekteve të njohur nga ligji, si edhe me iniciativën e saj, kur informacioni sigurohet nga të dhënat që përpunon institucioni i Prokurorisë.

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se, po vijon bashkëpunimi me autoritetet e tjera që kanë për detyrë verifikimin paraprak të subjekteve të ligjit “Për Dekriminalizimin”, ku veçoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si institucioni që kryen përpunimin paraprak të personave të zgjedhur në pushtetin qendror dhe lokal.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rasti i Koresë së Veriut dhe kërcënimet (reale) të regjimeve

Nga Angelo Panebianco Dihet se Shteti i Izraelit, edhe pse nuk e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.