Taksa te ‘Rruga e Kombit’, Kosovarët ‘ndëshkojnë’ Shqipërinë, për fundjavë në Maqedoni

Kolona të gjatë të  veturave janë krijuar në kufirin Kosovë-Maqedonisë, respektivisht në pikën kufitare në Han të Elezit.

Përzgjedhja e kosovarëve për ta kaluar vikendin në Shkup dhe vende të tjera erdhi si pasojë e vendimit të qeverisë së Edi Ramës për taksën marramendëse të vendosur në “Rrugën e Kombit”.

Përpos veturave të shumta, Indeksonline mëson se mbi 20 autobusë të linjës për Shqipëri ia kanë mësyrë kësaj pike kufitare.

Ndryshe, tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët.

Ky vendim ka hasur në kundërshti të shumta sidomos nga ana e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, të cilët e përdorin më shpesh rrugën./Indeksonline/

1-42-300x4001-42-300x4002-37-300x4003-25-300x4004-23-300x400makinat
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Jane Austen: Krenaria dhe paragjykimet, një “shembull i keq”?!

Është historike mbledhja e tre autorëve të famshëm për të kujtuar shkrimtaren...
Read More