Talibanët kanë vrarë 16 luftëtarë pro-qeveritarë

Zyrtarët afganë kanë thënë se në një sulm të talibanëve kanë vdekur 16 anëtarë të milicisë pro-qeveritare në jug të provincës Helmand.

Zyrtarët kanë thënë se një zonë që i përkiste burrave të milicisë në distriktin Gareshk ka qenë caku i sulmit më 10 shkurt.

Disa raportime kanë thënë se një infiltrues taliban që ka punuar me milicët për disa muaj ka kthyer armën forcave të milicisë para se të ikte me armët dhe municionin.

“Ne e dimë se një luftëtar taliban ka vrarë 16 milicë që kanë luftuar së bashku me forcat qeveritare, mirëpo nuk e dimë ende se kujt i përkasin këto forca”, ka thënë zëdhënësi i provincës, Omar Zwak.

Ai ka deklaruar se hetimi është duke vazhduar.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se dy talibanët që kanë qenë të përfshirë në sulm kanë arritur të ikin.

Qeveria e Kabulit e mbështetur nga Perëndimi ka qenë duke u përballur me talibanët dhe grupe të tjera militante nga tërheqja e grupeve të NATO-s më 2014.

Në javët e fundit, Kabuli ka qenë cak i disa sulmeve, duke përfshirë një sulm me makinë bombë në një zonë të populluar më 27 janar.

Nga ky sulm kanë vdekur më shumë se 100 persona derisa incidenti është pretenduar të ketë qenë vepër e talibanëve.

Në muajin gusht të vitit të kaluar presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar strategjinë e re për rajonin e Azisë Jugore, sipas së cilës Uashingtoni do të shtonte edhe 3000 trupa të tjerë në Afganistan.

Detyra e këtyre ushtarëve është planifikuar të fokusohet në trajnim, këshillim dhe misione kundër terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht rreth 14,000 persona me uniformë në këtë shtet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e enjte 7 shtator 2017

Dashi Pasioni në çift do jetë i çmendur gjatë kësaj dite dhe...
Read More