Talibanët zgjerojnë kontrollin në Afganistan

Talebanët po provojnë të pushtojnë shumë zona në Afganistan. Tani ata vunë nën kontroll dy qendra të tjera qarqesh dhe kontrollojnë një korridor strategjike të rëndësishëm.

Pas disa ditë luftimesh në krahinën qendrore afgane të Ghorit, qendra e rrethit Taivara ra në duart e kryengritësve. Prej luftimeve pati të paktën 70 të vrarë dhe 30 të plagosur, tha Mohammed Madavi, anëtar i Këshillit Provincial. Shumica ishin anëtarë të të ashtuquajturës polici lokale, që paguhej nga qeveria dhe donatorët ndërkombëtarë. Edhe pse talebanët kanë pësuar humbje, “ne na mbetej vetëm të tërhiqeshim”, tha shefi i policisë provinciale Mohammed Mustafa Moseni. Njerëzit e tij po presin tani disa kilometra larg qytetit për përforcime për të kaluar në kundërsulm.

Edhe në provincën veriore afgane Fariab një nga qaret ra sërish në duahet e islamistëve. Për Fariabin ka kohë që zhvillohen luftime. Ekstremistët sulmuar atje qendrën e Kohistanit tha zëdhënës provincial Dshaved Bedar. E paqartë është se sa vetë nga forcat e sigurisë dhe të talebanëve janë vranë.

Zëdhënësi i talebanëve Muxhahid Sabihullah konfirmoi në Twitter pushtimin e qendrave të qareve të Taivaras dhe Kohistanit dhe tha se luftëtarët e tij kishin vrarë shumë forca të sigurisë dhe kishin konfiskuar sasi të mëdha armësh

Dy krahinat e Ghor dhe Fariab ku gjenden zonat e pushtuara janë ngjitur me njëra-tjetrën. Rrethi i Taivarës në Ghor shtrihet direkt në afërsi të krahinave Farah dhe Helmand në jug. Pushtimi i tyre u hap talibanët një korridor që u siguron lirinë e lëvizjes mes perëndimit dhe në veriut të vendit. Sulme dhe luftime ka pasur edhe në jug të vendit në Kandahar dhe Helmand.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tetori surprizon me motin, sot temperaturat deri në 29 gradë

Dita e sotme dhe ditët e para të javës do të vazhdojnë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.