Tara Fares, historia tronditëse e modeles dhe zonjave të modës..

Është thjeshtë e vështirë që të jeshë femër në disa vende. Ndërsa, në disa vende të tjera, femret, dhe për më tepër modelet, adhurohen dhe bëhen miliardere.

Një modele dhe personazh i njohur i jetës sociale në Irak, u qëllua për vdekje para disa kohësh, nga persona të panjohur, teksa po udhëtonte drejt Bagdadit.

Tara Fares, 22 vjeç, humbi jetën në timonin e makinës së saj, një Porsche kabriolet.

Vdekja e saj shkaktoi mjaft zemërim në rrjetet sociale, ku ajo kishte ndërtuar reputacionin e saj me 3 milionë ndjekës në Instagram.

Ish-mbretëresha e bukurisë humbi jetën nga tre plumbat e marrë.

Ngjarja e rëndë pasoi dy tragjeditë e mëparshme, ku dy gra të përfshira në industrinë e bukurisë në Irak, u vranë brenda pak kohësh.

Rafeef al-Yaseri, që ka në pronësi një qendër bukurie dhe Rasha al-Hassan, një eksperte bukurie, humbën jetën në rrethana misterioze.

Femra duhet të adhurohet kudo në botë, jo të vritet… 🙁

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More