Tarifat e reja në doganë për makinat e para 2008-ës

Të gjithë personat që do të kalojnë në doganë një makinë të para 2008-ës do të paguajnë 20% për zhdoganimin me çmimet referencë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë miratoi udhëzimin “Për vlerësimin e mallrave me qëllimeve doganore”, ku përcaktohen çmimet referencë për makinat, fugonat, kamionçinat dhe kamionët e tonazhit të lartë të para 2008-ës.

Udhëzimi përcakton, së pari, se Dogana, në momentin e hyrjes së automjetit në Shqipëri, pasi ka shqyrtuar transaksionin e bërë nga qytetari nëpërmjet blerjes së tij, mund edhe t’ia pranojë si të saktë direkt vlerën e raportuar nëpër dokumenta, sipas së cilës është kryer shitblerja.

Por, në rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi bazohet në publikimet e buletineve “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schëackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.

Vlera e një makine mund të gjendet në revistën italiane të tregut të automobilave “Quattroroute”, ku pasqyrohen edhe ofertat për makina të përdorura, përveç atyre të reja. Do të thotë që, Dogana shqiptare kur ka dyshime për një transaksion shumë të ulët, në bazë të të cilit qytetari apo biznesi duhet të paguajë TVSH-në 20 për qind si detyrim ndaj shtetit për zhdoganimin, ajo i referohet çmimit që shpall kjo revistë për një markë, model të caktuar të automjetit, si dhe vitit të prodhimit të tij.

Në këtë rast, vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që gjendet në revistë. Për makinat që nuk gjenden në buletin, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Edhe në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që jepet në buletin.

Për makinat çmimet do të vlerësohen: deri 1.400 centimetra kub, jo më pak se 130.000 lekë; mbi 1.400-1.900 cc, jo më pak se 200.000 lekë; mbi 1.900-2.500 cc, jo më pak se 325.000 lekë; mbi 2.500-3.000 cc, jo më pak se 400.000 lekë; mbi 3.000-4.500 cc, jo më pak se 500.000 lekë dhe mbi cilindratën 4.500 cc, jo më pak se 800.000 lekë.

Shkruar Nga
More from Revista User

I pamë të gjitha por jo ambientin festiv e luksoz të shtëpisë së Çiljeta Xhilagës

As ajo nuk i ka shpëtuar dekorimit të shtëpisë për festat e...
Read More