“Tarifat për importet”, jep dorëheqjen këshilltari kryesor ekonomik i Trump

 

Këshilltari kryesor ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen.

Largimi i Gary Cohn është i fundit në një seri dorëheqjesh me profil të lartë në ekipin e Trump.

Sipas BBC, ka spekulime se Cohn, një mbështetës i tregtisë së lirë, është zemëruar nga planet e Trump për të vendosur tarifa për importet e aluminit dhe çelikut.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Cohn thotë se ka qenë një nder që i ka shërbyer vendit të tij.

57-vjeçari, ish-president i bankës Goldman Sachs, ka ndihmuar zotin Trump për të kaluar reformën e rëndësishme të taksave vitin e shkuar.

Megjithatë Cohn dhe Trump nuk kanë qenë kurrë të afërt.

Pasi u miratua reforma e taksave, mes tyre dallimet u theksuan.

Raportohet se Cohn kishte përgatitur një takim mes zotit Trump dhe biznesmenëve që kundërshtojnë planin e tarifave.

Por Trump u tërhoq nga ky takim dhe i kërkoi Cohn që të mbështesë vendosjen e tarifave publikisht.

Cohn nuk u përgjigj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ruçi drejton me dorë të hekurt: Basha përjashtohet nga seanca

Masa e parë që ka dhënë kreu i ri i Kuvendit, Gramoz...
Read More