Task Forca për kanabisin – Voda: 50 milionë euro pasuri janë përfituar nga kanabisi, Çako: S’do kursejmë as policët dhe zyrtarët

Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Drejtuese e Task Forcës Antikanabis, Rovena Voda i ka raportuar sot Kryeministrit Edi Rama dhe grupit të punës për operacionin anti-kanabis në vend.

Voda tha se “vëmendja është përqëndruar edhe në ndjekjen e parave të pista me burim kriminal, në fushën e narkotikëve Nga referimet e hetimeve pasurore të kryera nga strukturat policore të Hetimit të Aseteve Kriminale janë gjetur dhe identifikuar rreth 50 milion euro, si automjete, vila, apartamente e lokale. 55 janë grupet kriminale të goditura me mbi 180 persona të proceduar.

Drejtoria e Tatimeve ka referuar mbi 180 raste të dyshimta në Policinë e Shtetit dhe Prokurori që konsistojnë në pasuri të pajustifikuara dhe transaksione pa logjikë ekonomike e ligjore. Për 30 raste janë nxjerrë urdhra bllokimi të llogarive/transaksioneve në vlerë totale rreth 3.7 mln euro.

Janë kryer verifikime për mbi 1070 persona dhe informuar institucionet ligjzbatuese në përgjigje të 129 kërkesave të tyre, në funksion të investigimeve policore apo procedimeve penale. Në këtë kuadër po analizohen 175 raportime për aktivitet të dyshimtë.

Gjatë verifikimit në terren, inspektorët tatimorë marrin informacion për investime të konsiderueshme, rritje të kapitalit si dhe lidhjet e tyre me persona të implikuar në fushën e kultivimit apo trafikimit të kanabisit.

Drejtoria e Doganave ka identifikuar subjektet që aktualisht importojnë fara dhe po modelon profilet e riskut në fazën e parë për rritjen e nivelit te riskut, dhe më pas në fazën e dytë  për të ripërshtatur të dhënat e marra nga instancat e tjera.  Janë përmirësuar gjithashtu profilet e skanimit, sidomos për Degën Doganore Durrës ku janë marrë në konsideratë rekomandimet e palës italiane. Më datë 08 gusht 2017 është miratuar “Manuali për procedurat standarde të punës mbi përzgjedhjen dhe skanimin e bazuar në risk, të ngarkesave dhe/ose mjeteve të transportit”. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, drejtoria e Hetimit Doganor kanë  konstatuar 12 raste me një sasi prej 971 527 KG kanabis.

Nga Prokuroria janë regjistruar 19 procedime për trafikim të narkotikëve, të referuara nga Policia e Shtetit me 21 të pandehur dhe 17 raste janë dërguar për gjykim.

Në funksion të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike në toka bujqësore, vijojnë takimet me fermerët në njësitë administrative për promovimin e mbjelljes së kulturave të ligjshme, veçanërisht bimëve medicinale, me synim rritjen e punësimit dhe shtimin e të ardhurave për familjet fermere.

Vazhdon me të njëjtin ritëm dhe përgjegjësi kontrolli në ambientet e mbrojtura kryesisht në serat dhe shtretërit për parandalimin e mbjelljes së farave për përgatitjen e fidanëve apo dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Forcat e Armatosura po zhvillojnë projektin për përmirësimin e kapaciteteve të vëzhgimit ajror si dhe janë realizuar patrullime nga anijet e rojes bregdetare. Rezultat ishte kapja e një skafi me  1.3 ton drogë pak javë më parë në tentativë për t’u trafikuar drejt Italisë.

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako shprehu vendosmërinë e tij se policia i ka shpallur ‘luftë’ çdo lloj paligjshmërie.

I pranishëm në mbledhjen e Task Force në Zyrën Operacionale në Kryeministri ku në fokus të diskutimit është lufta ndaj kanabisit, Çako pohoi se policia ka intensifikuar punën për evidentimin e rasteve të tilla.

Mes të tjerash ai theksoi se janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin duke zbuluar kështu edhe parcela me kanabis. Po ashtu kreu i Policisë tha se mes personave të proceduar ka edhe punonjës policie apo edhe të administratës.

“Policia e Shtetit është e angazhuar me qëllim arritjen e objektivave për kapjen e kanabisit. Pavarësisht fluksit për sezonin turistik, forcat policore kanë punuar shumë për kapjen e kanabisit. Duke marrë parasysh muajin gusht, si momentin favorizues për kultivimin e kanabisit, puna jonë ka qenë e madhe për kontrolle në territor. Ka vazhduar bashkëpunimi me prokurorinë, SHISH, duke bërë të mundur edhe identifikimin e kultivuesve, apo dhe procedimin e punonjësve të policisë apo dhe administratës.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe bashkëpunimeve me vendet e rajonit, ku janë zhvilluar operacione të përbashkëta, dhe arrestim të autorëve, pasi tregu i shitjes është jashtë vendit tonë. Ka një goditje të madhe të grupeve kriminale. Është intensifikuar puna për identifikimin dhe sekuest4rimin e aseteve që vinë nga trafiku i drogës.

Policia gjatë kësaj kohe ka qenë e angazhuar për detyra të reja, siç është plani i masave për goditjen e grupeve kriminale, kontroll të mjeteve luksoze, apo kontrolle për grupe kriminale. Policia ka gati këtë plan për të goditur subjekte të tilla si bllokim të mjeteve luksoze të presonave me precedent kriminal, apo që nuk justifikojnë të ardhurat e tyre. Kontroll personave që prishin rendin dhe sigurinë në vend”,- tha Çako.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Veliaj: Rriten investimet në fshat, paketë investimesh për qendrat rurale

  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi rrugën e re...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.