Tatimet paralajmërojnë 18,540 biznese: Do t’iu bllokohen llogaritë dhe konfiskohet pasuria

Nëse brenda 10 ditësh nga data e marrjes së këtij njoftimi, tatimpaguesi vazhdon të mos paguajë borxhin e tij tatimor, ndaj tij fillojnë masat ligjore të mbledhjes me forcë të borxhit.

Administrata Tatimore ka përditësuar në faqen zyrtare, listën e plotë të tatimpaguesve me detyrime, të papaguara, tatimore. Lista me 18,540 biznese është objekt i sekuestrove të pasurisë dhe bllokimit të llogarive bankare, njoftoi sot Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Drejtoria e Përgjithshme sqaroi dje tatimpaguesit se afati për të paguar një borxh tatimor sipas rasteve është: Në rastin e vetëdeklarimit brenda 10 ditëve nga data e vetëdeklarimit.

Nëse borxhi nuk është apeluar bëhet brenda 30 ditësh nga data e marrjes së njoftim-vlerësimit. Brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftim-vlerësimit, vetëm detyrimin tatimor dhe kamatëvonesën lidhur me të, edhe në rastin kur tatimpaguesi ka apeluar borxhin tatimor.

Me plotësimin e afateve procedurale të mësipërme, sistemi në mënyrë automatike ju dërgon në e-filing tuaj “Njoftim dhe kërkesë për pagimin e detyrimit tatimor”. Nëse brenda 10 ditësh nga data e marrjes së këtij njoftimi, tatimpaguesi vazhdon të mos paguajë borxhin e tij tatimor, ndaj tij fillojnë masat ligjore të mbledhjes me forcë të borxhit. Masat e mbledhjes me forcë të borxhit tatimor, janë:

Hapi I: Urdhër-bllokimi i llogarive bankare, ku i kërkohet çdo banke ku tatimpaguesi ka llogaritë e tij të mbajë shumën e detyrimit të papaguar në rast mosarkëtimi të detyrimeve 10 ditë pas njoftimit të tij.

Hapi II: Barrë sigurie dhe/ose Barrë hipotekore mbi pasuritë 10 ditë pas lëshimit të urdhër-bllokimit në rast se nuk është arritur arkëtimi i detyrimit.

Hapi III: Urdhër për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 30 ditëve nga data e vendosjes së barrës së sigurisë dhe/ose hipotekore.

Hapi IV: Konfiskimi i pasurisë nga Administrata Tatimore në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 15 ditëve nga sekuestrimi i pasurisë.

Administrata Tatimore i dërgon gjithashtu administratës doganore një njoftim ku kërkohet bllokimi i aktivitetit doganor të tatimpaguesit deri në momentin e kryerjes së pagesës së detyrimit të papaguar.

Në rastet e moslikuidimit të plotë të detyrimit tatimor pas ndjekjes së hapave të mësipërm kalohet në nxjerrjen e njoftimit, i cili urdhëron palët e treta për pagesën e detyrimit tatimor.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hapen 26 qendra shëndetësore verore me shërbim 24 orë, ja ku gjenden

Duke filluar nga sot, 26 qendra të posaçme verore do të jenë...
Read More