Të ardhurat nga akciza në 10 muaj, 2.9 miliardë lekë më shumë se në vitin 2016

Niveli i importit të produkteve sidomos atyre për të cilat paguhet akcizë është rritur gjatë këtij viti duke shënuar dhe arkëtim në nivele më të larta të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Por kjo mund të përkthehet edhe në rritje të konsumit të këtyre mallrave, që për hir të së vërtetës një pjesë e tyre mund të cilësohen si “mallra luksi” për ekonominë modeste të shqiptarëve.

Mallrat për të cilat paguhet akcizë janë karburantet, cigaret, alkooli, kafeja dhe birra. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, rezulton se të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë 10 mujorit të këtij vitit kanë qenë më të larta se një vit më parë.

Kështu të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 37.4 miliard lekë, ose 2.9 miliardë lekë më shumë se 10 mujori i vitit 2016, periudhë që kapi vlerën e 34.5 miliardë lekë.

Sipas të dhënave zyrtarë nga drejtoria e përgjithshme e Doganave, të gjithë zërat ose mallrat që tatohen me akcizë gjatë kësaj periudhe janë me rritje. Të ardhurat nga taksa e akcizës në vitin që lamë pas shënuan një mosrealizim të ndjeshëm.

Ndërkohë që në fillim të këtij viti qeveria përfshiu për herë të parë në sistemin e akcizës edhe gazin e lëngshëm, si një mundësi për të rregulluar tregun, por pse jo edhe për të rritur të ardhurat në buxhet.

Por duke parë rritjen e importit të mallrave mund të ketë ndikuar rritja e konsumit, dhe e dyta aksioni ndaj informalitetit mund të ketë ndikuar në uljen e evazionit dhe kontrabandës në këtë sektor.

Por duke qenë se jemi në fazën përmbyllëse të paketës fiskale për vitin e ardhshëm, për nivelin e akcizës ka dy propozime. E para është rritja e këtij niveli për cigaret, dhe e dyta heqja e kësaj takes për pijet energjike.

Shkruar Nga
More from Revista User

Destinacione të rrezikshme, por këta fotografë s’ka asgjë që mund t’i ndalë

Duhet të kesh shumë pasion dhe guxim për të realizuar foto spektakulare....
Read More