Të arrestuarit e protestës në gjykatë, deputetët janë aty

Protesta e së hënës, la të arrestuar mbështetës të opozitës. Arrestimi i tyre nga policia u bë për prishje të rendit publik dhe dhunim të uniformave blu edhe pse protestues dhe deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, u dhunuan nga policia.

Sot ata priten të dalin para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se aty janë edhe deputetët e Partisë Demokratike: Gent Strazimiri, Myslym Murrizi, Klevis Balliu dhe Isuf Çela, janë parë në ambientet e gjykatës ku kanë shkuar për të mbështetur protestuesit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tastiera e kompjuterit, burim sëmundjesh…

Vjeshta dhe dimri sjellin me vete edhe sezonin e gripërave, viruse që...
Read More