Të bësh turizëm në mes të… të kuqes

E kuqja është ngjyra e energjisë: ajo është sinonim me zjarrin dhe sfidën, energjinë dhe pasionin.

Në disa vende në botë kjo ngjyrë është bërë zotëruese, në nuancat e ofruara nga natyra, në ndërtesat e ndërtuara nga njeriu, ose në disa detaje ikonike që janë bërë simbolet e vendit ku ndodhet.

Këtu janë dhjetë destinacione, ku ngjyra e kuqe mbizotëron.

Sheshi i Kuq – Moskë – Rusi: Emri i sheshit më të rëndësishëm në kryeqytetin rus nuk varet nga ngjyra e ndërtesave, as nga referenca për ideologjinë komuniste: në gjuhën ruse në të kaluarën e njëjta fjalë tregonte si të kuqën ashtu edhe mbiemrin ” i bukur. ” Sheshi i Kuq” në të vërtetë është “Sheshi i Bukur”. Me 700 metra gjatësi, 130 gjerësi dhe një sipërfaqe prej 74.831 metra katror, është një nga sheshet më të mëdha në botë.

Londra – Britani e Madhe – Në mesin e simboleve të kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar ka sigurisht autobusë dykatësh dhe kabina telefonike, të gjitha në të kuqe flakëruese. Këtyre mund t`i shtohen kutitë postare dhe xhaketat e rojeve mbretërore, gjithmonë në ngjyrë të kuq.

Lofoten – Norvegji- Shtëpitë e bukura në fshatrat e peshkatarëve janë të njohur në të gjithë botën, pasi pas ngjyrave të tyre të ndezura fshehin një legjendë: në fakt, për ngjyrën e kuqe të mureve ata përdorin gjakun e peshkut. Në të vërtetë, shtëpitë e kuqe i përkisnin peshkatarëve më të varfër, ndërsa ato të pikturuara në të bardhë apo në të verdhë i përkisnin përkatësisht familjeve të pasura dhe të mesme.

Burano – Venecia – Në këtë fshat simpatik venecian të gjitha shtëpitë janë pikturuar me ngjyra të ndritshme, duke përfshirë të kuqen. Ngjyrat e ndritshme u preferuan nga detarët lokalë për t’u orientuar më lehtë në mjegullën e dendur që shpesh bie në lagunë, për të qenë në gjendje të njihnin rrugën e shtëpisë.

Speci djegës – Bangladesh – Specat djegës të kuq lihen të thahen pasi grumbullohen në ara, duke formuar një hapësirë të kuqe si zjarri, përgjatë së cilës punojnë punëtorët dhe fshatarët. Ata janë njerëzit më të varfër në rajon: paga mesatare e një gruaje që bën këtë punë është rreth 1.25 dollarë në ditë për dhjetë orë punë të lodhshme.

Kulla e Tokios – Tokio – Japoni – Të kujton pak Kullën Eiffel, të paktën për formën e saj: kjo kullë panoramike e madhe e telekomunikacionit është 333 metra e lartë dhe është ndërtimi i dytë më i lartë artificial në Japoni. Është pikturuar me ngjyrë të bardhë dhe portokalli, në mënyrë që të jetë në përputhje me rregulloret e sigurisë ajrore.

Santuaria e Fushimitinari – Kioto – Japoni – Ky tempull i famshëm Shinto është me të vërtetë i kuq. Për të shkuar atje, një pelegrin duhet të marrë një rrugë të gjatë dhe shkallë që ngjiten në një kodër, të rrethuar nga mijëra trarë dhe dyer speciale të kuqe të dhuruara nga besimtarët. Inari, të cilit i është i përkushtuar tempulli, është perëndia që mbron begatinë dhe pasurinë e prodhimeve, sidomos orizit. Ngjitja për besimtarët është një rrugë e vërtetë e devotshme, ndërsa për turistët është një nga atraksionet kryesore të Kiotos.

Larung Gar – Kham – Tibet – Më shumë se një qytet, duket si një qytezë në miniaturë, kjo prej shtëpive të vogla prej druri, aq afër njëra-tjetrës aq sa ngatërrohen mes tyre. Këtu jetojnë murgj dhe murgesha budiste nga qendra lokale për studime fetare. Me mbi 40 mijë banorë, ndoshta është qendra më e madhe e studimeve fetare në botë. Në 2016, qeveria kineze kërcënoi rrënimin e saj, për të zvogëluar numrin e banorëve.

Delivate Arch – Utah – SHBA – Një park lojrash i gjithi i kuq: ky është Arches National Park, ku ka më shumë se 2 mijë harqe natyrore me gur ranor, të gjitha me ngjyrë të kuqërremtë. Më i njohur nga të gjithë është Harku Delikate , 18 metra i lartë.

Kanioni Antelope – Arizona – SHBA – Ai është e vendosur në tokën Navajo në Arizona dhe është formuar gjatë miliona viteve për shkak të erozionit të gurit ranor me ujë dhe erë. Është një kanion i ngushtë, por i lehtë për t’u kapërcyer, i famshëm për format marramëndëse të krijuara nga uji dhe era, dhe për lojrat e dritës që i japin gurit ranor një ylber të vërtetë të hijeve të kuqe.

C_2_fotogallery_3089463_0_image-1C_2_fotogallery_3089463_1_imageC_2_fotogallery_3089463_2_imageC_2_fotogallery_3089463_3_imageC_2_fotogallery_3089463_4_imageC_2_fotogallery_3089463_5_imageC_2_fotogallery_3089463_6_imageC_2_fotogallery_3089463_7_imageC_2_fotogallery_3089463_8_imageC_2_fotogallery_3089463_9_image
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Presidenti Meta, ngushëllime për viktimat e terrorizmit në Barcelonë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat më...
Read More