Të famshmit që dyshohet se janë gjallë…

Të mësoni se artisti i juaj i preferuar ka vdekur, mund të jetë një ndjenjë jo e mirë.Këngëtarët e famshëm mund të ju dukën si super njerëz – dhe shumë nuk mund të e pranojnë që ata si ne, një ditë duhet të shkojnë.  Këtu janë 4 teori konspirative për vdekjen e njerëzve të famshëm, për të cilët dyshohet se janë ende gjallë.

Michael Jackson

Michael Jackson është shpallur i vdekur me datën 25 qershor 2009. Një person që bënë video të ndryshme në Youtube, i quajtur Pearl Jr ka publikuar disa video në të cilat rriten dyshimet se vdekja e Michael Jackson ka qenë e rremë. Një fotografi tjetër që është shumë e dyshimtë është postuar nga Paris Jackson, vajza e Michael Jackson duke shtuar po ashtu zërat se ai nuk ka vdekur.

Elvis Presley

Elvis Presley ka vdekur në moshën 42 vjeçare me 16 gusht 1977 në shtëpinë e tij në Tennessee. Ai ka vdekur nga një atak në zemër, nga shtypja e lartë e gjakut. Ai kishte një peshë shumë të madhe dhe nuk mund të bënte asgjë pa ndihmën e dikujt. Mendohet që Elvis Presley i ka bindur të gjithë se ka falsifikuar vdekjen e tij për të i ikur syrit të publikut. Një ditë pas vdekjes së tij, një burrë me emrin John Burrows ( emri që e përdorte Elvis për hotele) kishte marrë një tiketë aeroplani për Buenos Aires.

Marilyn Monroe

Marilyn Monroe është gjetur e vdekur me 5 gusht të vitit 1962 në shtëpinë e saj në Los Angeles.Të i lëmë mënjane konspiracionet se Marilyn Monroe është vrarë nga CIA, që Znj.

Kennedy të vazhdojë në rolin e zonjës së Shtëpisë së Bardhë, ( kjo është një teori tjetër), por në anën tjetër mendohet se Marilyn në vitin 1984 ishte ende gjallë, dhe se ajo ishte marrë nga një spital mental ku ajo ishte mbajtur aty për të i ikur vëmendjes së publikut.

Tupac

Tupac ishte viktimë e gjuajtjes me armë ne vitin 1996 në Flamingo Road. Ai ka vdekur gjashtë ditë më vonë me 13 shtator në Nevada. Misteri i vdekjes së Tupac vazhdon edhe sot e kësaj dite. Shumë njerëz mendojnë që ai vazhdon të jetë gjallë. Deri më sot, Policia e Kalifornisë nuk kanë arrestuar askënd lidhur me vdekjen e tij.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sa flirtuese jeni sipas shenjës së horoskopit

Jo të gjithë dinë të flirtojnë ! E sapo lexoni këtë fjali...
Read More