Te fëmijët: Si parandalohen sëmundjet infektive

Gjithmonë është mirë të mos i vaksinoni fëmijët kur kanë temperaturë, më mirë prisni deri sa t’i kalojë. Nëse pas dozave të para kanë patur reaksione alergjike duhet t’ia raportojmë atë menjëherë pediatrit, i cili do të vazhdojë ose jo me administrimin e dozave të mëvonshme.

Vaksinat moderne janë konsideruar të sigurta, por kanë disa rreziqe veçanërisht për disa kategori fëmijësh. Është mjeku pediatër ai që ju këshillon nëse fëmija juaj vuan nga ndonjë sëmundje e sistemit imunitar ose të patologjive kardiake dhe mushkërive. Fëmijët alergjikë ndaj vezës, duhet të përdorin serume të veçantë. Për fëmijët e shëndetshëm ka ende disa të meta. Gjithmonë është mirë të mos i vaksinoni fëmijët kur kanë temperaturë, më mirë prisni deri sa t’i kalojë. Nëse pas dozave të para kanë patur reaksione alergjike duhet t’ia raportojmë atë menjëherë pediatrit, i cili do të vazhdojë ose jo me administrimin e dozave të mëvonshme. Zakonisht kalendari i vaksinimit është njësoj për të gjithë fëmijët, por koha e marrjes së serumit është shumë e madhe në mënyrë që mund të ndryshojë ditën e takimit sipas nevojave.

Poliomieliti

Poliomieliti është një sëmundje infektive që shkaktohet nga tre lloje virusesh të cilët zakonisht futen në organizëm nëpërmjet aparatit tretës. Bëhet fjalë për një sëmundje shumë të rrezikshme që në rastet më të rënda mund të shkaktojë paralizë, në të shumtën e rasteve të gjymtyrëve, dhe ndonjëherë edhe vdekje. Nuk ekzistojnë ilaçe për të kuruar poliomielitin e vetmja mundësi është parandalimi i tij. Përmirësimi i kushteve higjienike në Itali ka reduktuar përhapjen e shumë sëmundjeve infektive, përfshirë poliomielitin, por vetëm me vaksinimin mund të mbrohen efektshmërisht fëmijët dhe të eliminohen epidemitë. Për shkak të epidemive nga poliomieliti të verifikuara në vitet e kaluara në Itali, të cilat shkaktuan mijëra raste paralizimesh, vaksina është e detyrueshme që nga viti 1966. Rezultatet janë pozitive, dy rastet e fundit të poliomielitit në Itali kanë ndodhur në 1982 dhe kishin të bënin me fëmijë të pavaksinuar.

Lija e dhenve

Lija e dhenve është shumë ngjitëse si sëmundje dhe shkaktohet nga virusi Varicella-Zoster. Shfaqet me njolla në lëkurë të cilat transformohen shumë shpejt në flluska dhe më pas në kore (dregëza). Mund të shoqërohet me temperaturë dhe plogështi, më shpesh te të rriturit. Pas shërimit virusi mbetet në organizëm dhe nëse sistemi mbrojtës dobësohet mund të shfaqet Herpes Zoster (zjarrmi) me flluska dhe kore si lija e dhenve, por përgjatë një nervi (zakonisht në kraharor dhe në kokë). Virusi përcillet nëpërmjet pikëzave të lëshuara gjatë frymëmarrjes dhe të folurit ose nëpërmjet lëngut të flluskave gjatë një kontakti direkt apo me përhapjen në ajër, rreth dy ditë para shfaqjes së flluskave deri sa transformohen në kore. Lija e dhenve mund të jetë e rëndë nëse godet foshnjat (nëse sëmundja shfaqet te nëna 5 ditë më parë apo 2 ditë pas lindjes) dhe personat me shqetësime serioze në sistemin imunitar. Lija e dhenve shpesh shkakton ndërlikime edhe tek adoleshentët dhe të rriturit. Herpes Zoster mund të shfaqet edhe pas 10 vjetësh pas sëmurjes nga lija e dhenve dhe shpesh është më i rëndë me përjashtim të të miturve.

Gripi

Gripi, sëmundje stinore që shfaqet në dimër është një infeksion me një përqindje të lartë ngjitjeje i shkaktuar nga dy viruse të ndryshëm (A dhe B) që mund të modifikohen çdo vit. Sistemi imunitar (mbrojtës) i vitit të kaluar i zhvilluar kundër virusit mund të jetë më pak i dobishëm ndaj infeksionit të ri. Për këtë arsye, ndryshe nga sëmundjet e tjera ngjitëse si fruthi dhe lija e dhenve, mund të sëmuremi nga gripi çdo vit. Meqë virusi që shkakton gripin është i prirë ndaj ndryshimeve, çdo vit prodhohet një vaksinë e re që bëhet nëpërmjet një gjilpëre. Numri i dozës ndryshon: • në fëmijët mbi 9 vjeç, apo edhe më të vegjël nëse është vaksinuar një vit më parë, është e mjaftueshme një dozë; • në fëmijët nën moshën 9-vjeçare dhe nëse vaksinohen për herë të parë janë të nevojshme dy doza me një interval 4-javor nga njëri vaksinim te tjetri. Mbrojtja nis rreth 15 ditë pas vaksinimit. Vaksina kundër gripit mbron me efektshmëri nga ndërlikimet dhe është mjeti më i sigurt për të parandaluar sëmundjen. Te fëmijët mbrojtja përmirësohet me kalimin e viteve. Sipas disa studimeve të kryera mbi persona të shëndetshëm, janë të mbrojtur rreth 50% e fëmijëve nën 5 vjeç, rreth 70-80% e adoleshentëve dhe deri 90% e të rriturve. Vaksinimi këshillohet çdo vit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

 Raporti i Freedom House rihap me themel çështjet e demokracisë shqiptare

Nga Ervis Iljazaj Pasi kaluan disa vite nga tranzicioni, shumë prej nesh...
Read More