Të gjitha arsyet përse femrave me personalitet të fortë nuk «u ecën» në dashuri

Çfarë e bën një femër të fortë? Sakrificat, përpjekjet dhe vetëmohimi. Një femër e fortë ka kaluar nëpër dhimbje, në thyerje zemre të vazhdueshme dhe sërish e ka gjetur forcën të ringrihet. Ajo e di se në një moment të jetës mund të jesh mësuesi, ndërsa në një tjetër nxënësi. Një femër e tillë është e mbushur me besim në vete, e pavarur, e dashur dhe nuk ka frikë t’i pranojë të metat apo dobësitë e saj. Por si mundet që ta durojë një mashkull një femër të fortë?

Këto janë arsyet se pse shumë meshkujve nuk “u ecin” aq mirë punët me femrat e forta:

1. Një femër me karakter të fortë nuk ka nevojë për një mashkull që të luftojë për të.
Meshkujt pëlqen që femrat t’i kërkojnë. Ata duan të ndiejnë sikur po luftojnë dhe po ia arrijnë të fitojnë admirimin e asaj që duan. Mirëpo një femër me karakter të fortë do i tregojë dashurinë e saj personit që do, por do i tregojë edhe se është e pavarur dhe nuk ka nevojë për mbështetje nga ana e mashkullit të saj, sidomos në aspektin ekonomik. Ato nuk bëjnë viktimën përpara meshkujve që duan për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre dhe disa meshkuj nuk e durojnë dot një fuqi të tillë në karakterin e një femre.

2. Një femër e fortë e di se çfarë do.
Femrat e forta e dinë çfarë duan, si ta arrijnë dhe si të jenë mirënjohëse për gjërat që kanë arritur. Nëse ajo e pëlqen një mashkull, ajo e arrin t’i fitojë zemrën e tij. Një femër e fortë nuk do të presë që ai që pëlqen, të bëjë lëvizjen e parë. Duan pa masë, por kanë dhe synime shumë të qarta në jetë dhe ndaj objektivave të tilla kaq të mirëpërcaktuara meshkujt nuk janë aq pranues.

3. Një femër e fortë kërkon ndershmëri dhe sinqeritet.
Femrat e forta kërkojnë të kenë pranë dikë që tregohet i ndershëm dhe i sinqertë me to, sepse kanë kaluar shumë vështirësi në jetë që të përballen edhe me falsitetin e atij që duan. Ato nuk i tremben së shkuarës dhe për sa i përket së ardhmes, do të donin ta kalonin me dikë që u pëlqejnë aventurat dhe kanë forcë të kalojnë çdo vështirësi.

4. Ajo është mjaft e hapur ndaj intimitetit.
Femrat e forta i sfidojnë meshkujt në shumë aspekte. Ato kërkojnë për intimitet në mjaft mënyra, që nga bisedat e deri tek të bërit e dashurisë me atë që duan, sepse një femër e fortë ndihet mirë me veten e saj. Një femër e tillë pret që edhe mashkulli që pëlqen, të jetë po kaq mendjehapur në këtë aspekt.

5. Një femër me karakter të fortë i kupton gënjeshtrat.
Femrat me karakter të fortë janë të sinqerta dhe pranojnë vetëm të vërtetën në një marrëdhënie. Është e kotë t’i gënjesh ato, sepse edhe pse mund të duket sikur ju kanë besuar, sërish gaboheni. Ato arrijnë të kuptojnë çdo gënjeshtër, edhe ato” të bardhat” dhe nuk e tolerojnë aspak shtirjen dhe egoizmin. Kjo gjë me siguri nuk i pëlqen disa meshkujve që ndonjëherë duan të thonë edhe ndonjë gënjeshtër “të bardhë” për t’i shpëtuar disa situatave.

6. Një femër e fortë kërkon ndershmëri dhe këmbëngulje.
Femrat që kanë besim të fortë në vete, nuk i tolerojnë personalitetet e pavendosura pranë vetes, e sidomos nga personi që duan. Ato duan të shohin që mashkulli pranë tyre të tregojë dashuri, respekt dhe vendosmëri. Ato duan të ndihen të dashura në mënyrë të pakushtëzuara. Gjëja më e gabuar që mund t’i bësh një femre të fortë, është të përpiqesh ta bësh të ndihet e dobët. Nuk ke për t’ia dalë, gjithsesi.

7. Një femër e fortë nuk pret për ty.
Ajo do të të ndjekë kudo, nëse të do. Por në momentin që do të shohë se po talleni me të, do të largohet nga ju. Një femër e fortë nuk pret që mashkulli që do të vendosë, nëse do atë apo dikë tjetër. Ato lëndohen, mërziten për pak kohë dhe më pas mbledhin forcat dhe ecin përpara të sigurta në jetë.

8. Një femër e fortë do ta shprehë hapur se kush je.
Është e vështirë t’i pranojmë lehtë gjërat që as vetë nuk i pëlqejmë tek vetja, kur dikush na i vë në dukje. Por, një femër e fortë ia shpreh hapur edhe këto aspekte mashkullit që do. Ajo ia thotë hapur mashkulli që do, se sa i aftë, me vlera dhe interesant është në sytë e saj. Mirëpo, duke qenë se çdo person ka edhe të metat e veta, një femër e fortë i thotë hapur edhe të metat dhe kjo gjë nuk u pëlqen edhe aq meshkujve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e martë 18 prill 2017

Dashi Për pjesën me te madhe te çifteve, gjerat do ecin me...
Read More