Të gjitha batutat e Ramës… nga qoftet e Ballkanit e deri tek sekondat me lekë të reja

Nëse doni të kuptoni diçka nga takimi i kryeministrit Edi Rama me biznesin e vogel dhe të mesëm mos e merrni mundimin… Kryeministri Rama kishte ardhur në tryezë me ide të qarta rreth vendimit që qeveria ka marrë.

Për kreun e ekzekutivit problemi nuk qëndron tek qeveria, por tek biznesi i vogël dhe i mesëm që sipas tij ishte përfshirë në një bote gënjeshtrash.

“Erdha për TVSH si të dalim nga bota e gënjeshtrave duke e ndihmuar biznesin e vogël…”, sqaroi Rama që në fillim.

“…Shumë prej jush gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan jetojnë nën stresin e vazhdueshëm të hartimit të bilanceve të rreme. Këtë çështje ne mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos gënjejë. Tavani do të rritet mbi 100 milionë…!”, tha Rama

“Unë nuk erdha këtu që të flas për politikën globle dhe për marrëdhëniet tuaja me bashkitë. Dëgjova që janë rritur taksat, më thuaj një taksë që është rritur?!”, vijoi Rama.

Ai u kujtoi bizneseve se është kryeministër që flet për poltikat kombëtare. Ai nuk u ka rritur asnjë taksë. Sec bene bashkia është tjetër gje për të.

“Tarifat lokale janë çështje tjetër, taksa e biznesit të vogël nga ana e qeverisë janë 0…”, tha Rama.

Kryeministri ka dhënë përgjigje edhe për hallin e përditshëm të biznesit, kontrollin nga tatimorët.

“Për 10 ditë e merrni përgjigjen tek ‘Shqipëria që duam’… ilaçin e keni në dorë, kaq mund t’ju them…”, tha ai.

Rama ishtë i prerë në këtë drejtim teska shtoi: “Nuk merrem më a jeni burra e as jeni apo çfarë thoni ose jo në televizor… Ju duket sikur vjen gogoli sepse e di që ke rrenjtë…”.

Edhe inspektorët e mjedisit, sipas Ramës, janë disiplinuar. “…Nuk ju kanë ardhur shumë besoj t’ju thjonë se, ‘jo po qoftet e tua nxjerrin më shumë tym dhe ndotet Ballkani’”.

“Mos ma thoni këtë që futja e TVSH do rrisë çmimet se ju llogaritë tuaja i keni fiks…”, replikoi sërish Rama.

“Kush është burrë dhe shkon tek gruaja qindarka nuk i shpëton… gratë këtu lum burrat që i kanë… e kam për burrat që jetojnë në kurriz të grave…”, tha Rama duke u ngritur nga tryeza.

Kryetari i shoqatës së Biznesit të Vogël kërkoi një ndërhyrje në fund. Por Rama nuk kishte kohë.

“Ti sekondat i ke me lekë të reja”, qeshi Rama dhe u ngrit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Me muskuj dhe bikini, njihuni me gjakovaren që triumfoi në Spanjë

  Edhe pse jemi në kulmin e një kampionati botëror futbolli, të...
Read More