Të mbash rregull, një mision i pamundur apo shkencë?

Shtëpitë po bëhen gjithnjë e më të vogla dhe ato po “fluturojnë” lehtësisht në objekte të të gjitha llojeve. Por sa nga këto janë me të vërtetë të nevojshme apo së paku të dobishme? Nëse nuk keni hapësirë të pakufizuar, është e rëndësishme të mbani shtëpinë tuaj në rregull dhe të keni guximin të hidhni atë që nuk ju duhet. Japonezët e kanë transformuar këtë aftësi në një filozofi të vërtetë të jetës: ja disa linja të drejta nga Lindja e Largët për të mësuar këtë disiplinë mendore, për ta bërë atë një art të vërtetë.

Gruaja më e rregullt në botë, aq sa është konsideruar në Japoni si simboli i luftës kundër kaosit të brendshëm, është Marie Kondo: kultivuese profesionale e rregullit mes mureve të shtëpisë, mban kurse për këtë temë për shtëpiaket e dëshpëruara, si dhe për menaxheret. Sepse të dish të mbash në rregull perfekt shtëpinë dhe zyrën do të thotë të mësosh të mendosh dhe të menaxhosh vetë jetën tënde, në vend që ta “rivendosësh”atë.

Linjat themelore të metodës së saj grumbullohen në një manual që ka pasur shumë sukses në të gjithë botën, “Fuqia magjike e riorganizimit”, nga i cila mund të nxirret ndonjë sugjerim i çmuar nëse mendojmë se kaosi në shtëpinë tonë po i afrohet nivelit të fiksimit. Ja disa udhëzime për t’u frymëzuar.

Riorganizimi bëhet vetëm një herë (dhe përgjithmonë) – Në kundërshtim me atë që është i bindur që është më mirë të ndërhysh nga pak çdo herë, puna bëhet njëherë e përgjithmonë, përndryshe shtëpia nuk do të jetë në rregull kurrë. Të hysh në ambjente të pastra dhe të mirëorganizuara do të sjellë një ndryshim radikal, që mbajtja e gjithçkaje në rregull do të bëhet një fakt natyror.

Hapi i parë: hidhni gjërat e panevojshme – Kriteri është: të heqësh qafe pa keqardhje çdo gjë që nuk e përdor. Hapi i parë për të zgjedhur atë që duhet eliminuar është duke bërë një provim gjithëpërfshirës të përgjithshëm, jo aq shumë dhomë për dhomë (apo dollap për dollap), por në mënyrë globale, sipas kategorive. Për shembull: kontrolloni “të gjitha” rrobat, kudo që janë, apo librat dhe fotografitë. Kategoritë kryesore të gjërave për të rregulluar janë; veshje, libra, letra dhe dokumente, kujtime, objekte të ndryshme. Metoda e sugjeruar është: të mblidhni në dysheme gjithçka që duhet të shqyrtohet dhe të filloni klasifikimin.

Çfarë gjërash të hidhni – Për të lehtësuar këtë zgjedhje, zakonisht të dhimbshme, ka disa kritere: për shembull, për të frymëzuar idealin që ne dëshirojmë të arrijmë në jetë dhe të udhëhiqemi nga ai. Së dyti, duhet të mbajmë vetëm gjërat që na pëlqejnë. Ky ndryshim i optikës është vendimtar. Përvoja na ka treguar se kategoria më e vështirë për t’u menaxhuar është ajo e fotografive: më mirë të fillojmë nga diçka tjetër, dhe kur t’ia kemi marrë dorën, do të kalojmë tek ata.

Veshjet – Veshjet janë një kapitull i veçantë, që duhet t’i kushtojmë vëmendje. Edhe një herë procedojmë me kategoritë: pjesët e sipërme (këmisha, xhaketa), pjesët e poshtme (pantollona, funde), gjëra për të varur (pallto dhe kapuç), të brendshme femrash dhe aksesorë. Në këtë mënyrë, ju duhet të tërhiqni të gjitha rrobat, pa lënë asgjë, i hidhni në dysheme dhe filloni klasifikimin veshjet jashtë stinës (në qoftë se koha për t’i veshur është pak larg, atëherë bëhet më e lehtë për të pranuar për t’u liruar). Kur zgjedhja mbaron, dollapi pastrohet tërësisht dhe rrobat e mbijetuara riorganizohen. Shumë probleme të hapësirës zgjidhen duke u përkulur, në vend që të varen, çdo gjë që mund të jetë e përkulur. Veshjet duhet të varen duke i grupuar sipas gjinisë, duke e rezervuar anën e majtë të dollapit për veshjet më të rënda dhe me të gjata, dhe anën e djathtë për veshjet më të shkurtra dhe më të lehta. Në këtë mënyrë dollapi do të ketë vizualisht një pamje më simetrike dhe më të rregullt.

Efekti në mendje – Aftësia për të hequr qafe gjëra të panevojshme ka aftësinë për të “rivendosur” jetën: mësoheni të jeni më pak të lidhur me të kaluarën, të fitoni vetëdije dhe idealet tuaja, të përmirësoni vetëvlerësimin tonë.

Kush e ka provuar fton të tjerët të përpiqen të besojnë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Veprime të turpshme me nxënësen 14-vjeçare, arrestohet mësuesi në Tiranë

Mësuesi i një shkolle 9-vjeçare në Tiranë, është arrestuar nga Policia, pasi...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.