Të pakën gjashtë nxënës të vdekur nga orteku në Japoni

ortek

Të paktën gjashtë nxënës të shkollave të mesme japoneze kanë vdekur si pasojë e një orteku të borës në një vendpushim skish.

Orteku ka ndodhur të hënën në mëngjes në vendpushimin e skive NASU Onsen në prefekturën Tochigi.

Gjashtë persona janë gjetur pa shenja jete, tha agjencia e Japonisë lajmeve Kyodo, shkruan BBC.

Rreth 70 persona, duke përfshirë studentë dhe mësues nga disa shkolla të thuhet të kenë qenë në këtë zonë në kohën kur ndodhi orteku.

Ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes, ndërsa mediat vendase thonë se më shumë se 30 persona u plagosën nga orteku.

Fëmijët ishin duke marrë pjesë në një ngjarje që ka të bëjë me ngjitjet malore në të cilën janë përfshirë shtatë shkolla.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksidentohet fëmija 11-vjeçar në Lushnje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen "18 Tetori" në Lushnje....
Read More