Të paktën 130 të arrestuar në Rusi

protesta-ne-rusi

Policia ruse arrestoi të paktën 130 mbështetës të opozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny, të cilët merrnin pjesë në një manifestim antikorrupsion, konfirmoi organizata OVD-Info, e specializuar në monitorimin e manifestimeve.

Gjithashtu në këtë manifestim u arrestua dhe opozitari Alexei Navalny.

“Opozitari rus, Alexei Navalny u arrestua nga policia gjatë manifestimit kundër korrupsionit që mblodhi sot disa mijëra persona në qendër të Moskës”, theksoi zëdhënësja e tij Kira Iarmych në rrjetin social Twitter.

“Arrestimet vazhdojnë”, shtoi OJQ-ja.

Sipas një gazetari në vendngjarje arrestime të shumta ishin bërë dhe policia ka përdorur dhe gazlotsjellës për të shpërndarë turmën.

Manifestime, ku u mblodhën mijëra rusë në mbarë vendin, u zhvilluan me thirrje të Alexei Navalny, një personalitet i opozitës, për të denoncuar korrupsionin pavarësisht ndalimit në shumicën e rasteve nga autoritetet lokale.

Shkruar Nga
More from Revista User

10 gjërat që assesi nuk duhet t’i bëni në një dasmë shqiptare

Shumica e dasmave ditëve e sotshme janë duke u organizuar në restaurant,...
Read More