Të paktën 22 të vrarë dhe 59 të plagosur nga shpërthimi në Mançester, Policia: Ishte sulm vetëvrasës

Të paktën 22 persona janë vrarë – përfshirë edhe fëmijë – dhe 59 të tjerë janë plagosur, në një sulm të dyshuar terrorist, jashtë një arene në qytetin e Mançesterit.

Policia britanike ka thënë se sulmi besohet se është kryer nga një person, pas koncertit, që këngëtarja amerikane, Ariana Grande ka mbajtur në Manchester Arena.

shpërthimi në Mançester 1

Picture 1 of 17

“Në këtë fazë, ne besojmë se sulmi i mbrëmshëm është kryer nga një person”, ka thënë shefi i policisë në Mançester, Ian Hopkins.

“Sulmues, mund të konfirmojë se ka vdekur në vendngjarje. Ne besojmë se sulmuesi e ka kryer sulmin me një pajisje shpërthyese të inprovizuar, të cilin e ka detonuar”.

“Prioriteti jonë është që të kuptojmë nëse ai ka vepruar i vetëm apo është pjesë e ndonjë rrjeti”, ka thënë Hopkins.

***

Sipas të dhënave të fundit të policisë britanike, shpërthimi në Mançester është kryer nga një atentator vetëvrasës. Atentatori hodhi veten në erë, kur spektatorët po dilnin nga arena. Gjermania reagon e tronditur.

Shpërthimi që ndodhi në koncertin e popit të këngëtares, Ariana Grande në Mançester të hënën në orët e vona, sipas të dhënave të fundit të policisë britanike është kryer nga një atentator vetëvrasës. Atentatori hodhi veten në erë në kohën, kur spektatorët po dilnin nga arena e Mançesterit.

Ky person e ka pasur në trup lëndën shpërthyese, bëri të ditur drejtori i policisë së Mançesterit, Ian Hopkins, të martën (23.05) në mëngjesin e së martës. Bashkë me atentatorin, numri i viktimave të tjerra rritet në 22 vetë, ndër ta edhe disa fëmijë. Policia u shpreh, se duhet zbuluar, nëse ky person ka vepruar i vetëm, apo nëse pas tij fshihet një rrjet i caktuar. Mediat bëjnë të ditur, se përkrahësit e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” kanë festuar në rrjetet sociale, megjithëse deri në orët e para të së martës askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ky atentat është sulmi më i rëndë terrorist nga viti 2005 në Britaninë e Madhe, kur katër atentatorë vetëvrasës në autobusët dhe metrotë e Londrës vranë 52 vetë. Vetë këngëtarja, ariana Grande shkruan e tronditur në Twitter: “Nuk kam fjalë, më vjen tmerrësisht keq”.

Reagime pas sulmit në Mançester

Reagime të tronditura vijnë pas sulmit në Mançester. Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet më të thella për britanikët. Qeveria e Parisit do të vazhdojë të bashkëpunojë me britanikët në luftë kundër terrorizmit, thuhet në një deklaratë të presidencës franceze. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert shkroi në Twitter: “Lajme të tmerrshme nga Mançesteri. Jemi me mendje e zemër tek viktimat dhe të plagosurit, tek ata që humbën e kërkojnë të afërmit”. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e cilësoi sulmin “si të tmerrshëm. Gabriel shkroi se “mendimet tona janë tek mikeshat e miqtë tanë britanikë. Qëndrojmë të bashkuar.”

Fushata zgjedhore ndërpritet

Në Britaninë e Madhe u ndërpre fushata zgjedhore, si nga kryeministrja Theresa May, ashtu edhe nga kreu i laburistëve, Jeremy Corbin. Koncerti i këngëtares, Ariana Grande u ndërpre dje vonë (22.05) nga atentati. Grande është veçanërisht e preferuar tek rinia dhe adoleshentët. Arena e Mançesterit ka kapacitet për 21.000 vetë.

Edhe sulmuesi në mesin e viktimave

Në sulmin e mbrëmshëm në Manchester Arena, që dyshohet të jetë terrorist, humbën jetën 22 persona, ku ndër ta raportohet se është edhe vetë sulmuesi.

Sulmuesi thuhet të ketë qenë i vetëm dhe i gjinië mashkullore, i cili kishte vdekur në shpërthim, shkruan BBC.

Ai po e bartte një pajisje të improvizuar eksplozive të cilën e kishte detonuar.

Policia dyshon për sulm terrorist

Policia e Greater Manchester thotë se janë konfirmuar 22 të vdekur në sulmin e dyshuar si terrorist që ndodhi në koncertin e këngëtares Ariana Grande në Manchester të Anglisë.

Pas një shpërthimi gjatë një koncerti të këngëtares, Ariana Grande në arenën e Mançesterit humbën jetën 19 vetë. Policia dyshon për sulm terrorist.

Arsyeja e shpërthimit rreth orës 22:30 (23:30 ora lokale) në hollin e arenës së Mançesterti nuk dihet ende saktë. Dëshmitarët thanë se dëgjuan një shpërthim të fortë në holl, pas kësaj u zhvilluan skena dramatike.

Shumë njerëz ishin të mbuluar nga gjaku, bërtisnin, apo qanin, ndërkohë që shumë të tjerë vraponin drejt daljes. Shpërthimi në arenën e Mançesterit shkaktoi 19 viktima dhe rreth 60 të plagosur. Policia e trajton këtë rast si sulm terrorist, derisa të dalin përfundime të reja nga hetimet.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka ndërprerë fushatën zgjedhore për zgejdhjet parlamentare në Britaninë e Madhe dhe ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit qeveritar.

Shpërthim në Manchester, të paktën 19 viktima

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e të hënës, në Angli, në qytetin e Manchesterit.

Shpërthimi ndodhi në “Manchester Arena”, ku ishte duke u mbajtur koncerti i këngëtares amerikane Ariana Grande. Nga shpërthimi janë raportuar 19 viktima të konfirmuara dhe mbi 50 persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që autoritetet vendase po hytojnë mbi dyshimet e një sulmi terrorist.

“Të gjithë filluan të vrapojnë dhe të ulërasin. Në tokë shikoje telefona dhe sende personale të njerëzve, të cilët ishin të frikësuar dhe duke qarë”, tregoi një dëshmitar okular.

Policia vendase bën thirrje që njerëzit të qëndrojnë sa më larg vendit të ngjarjes, ndërkohë që është mbyllur edhe stacioni i metrosë, Manchester Victoria, që ndodhet shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Grabitja në Rinas/ Ja si i ndanë lekët anëtarët e bandës pas grabitjes

“Hajde se mbaroi”. Kjo ka qenë telefonata e bërë mes dy të...
Read More