”Të pamëshirshëm dhe pa mend”: Ana e errët e bandave të shqiptarëve, vrasin për…

”Daily Mail”, ka ngritur alarmin se kriminelët shqiptarë që veprojnë në Britani, të cilësuar si të pamëshirshëm, prej ditësh po mbajnë peng një grua të moshuar e cila është e afërme e grupeve rivale që kanë shqiptarët.

Udhëheqësit e policisë kanë zbuluar se bandat e shqiptarëve rrëmbjenë prindërit apo edhe gjyshërit e grupeve rivale, dhe përmes mbajtjes peng, ata kërkojnë para, drogë apo territor në këmbim të lirimit të tyre.

“Zotërinjtë e krimit nga shteti i vogël ballkanik janë kaq të dhunshëm dhe pa mend, sa kanë uzurpuar bandat tradicionale të drogës në pjesën më të madhe të Anglisë dhe po dërgojnë shuma të mëdha të parave në shtëpi, Ata i kanë paratë në kesh dhe i fshehin tek makinat”,-shkruan “Daily Mail”.

Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe shifrat e fundit tregojnë se vetëm 32,000 shqiptarë që jetojnë në Britani, 572 prej tyre janë në burg.

“Ju nuk mund të imagjinoni se sa të pamëshirshëm janë ata. Disa prej bandave tradicionale janë shkrirë, përballë brutalitetit absolut të shqiptarëve. Këto janë pa dyshim bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë. Ata janë të përgatitur të rrëmbejnë rivalët për 200 euro borxh”,- tha Kathryn Holloway, komisioner i krimit.

Ajo shtoi se praktika është bërë e njohur si ”gransom”. Holloway gjithashtu tregoi se si policia kishte zbuluar se gangsterët shqiptarë po lëviznin “sasi të mëdha të parave kesh” nga Mbretëria e Bashkuar në makinat e përshtatura.

Vladimir Cahani dhe gruaja e tij Ardita u kapën në përpjekjen për të kontrabandonin 130,000 € nëpërmjet makinës ”Audi”.

Më parë këtë vit, Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi: “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ata janë pas shumicës së furnizimit të kokainës në të gjithë vendin dhe gjithashtu janë të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucionin”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Putini kërkoi që Rusia t’i mbrojë interesat nacionale në Arktik

[caption id="attachment_10188" align="alignnone" width="780"] Russian President Vladimir Putin speaks during a news...
Read More