Të pasur apo të varfër? E tregon truri, ja si matet

Ekzistojnë studime që provojnë se të rritesh i varfër, rrit shanset për të qenë i varfër edhe në vitet e mëvonshme, por shkencëtarët kanë mundur të zbulojnë një lidhje mes niveleve të ulëta socio-ekonomike në fëmijëri dhe zhvillimit të trurit.

Një studim zbuloi se IQ mesatare e një grupi fëmijësh, mamatë e të cilëve vijnë nga zona të varfëra, ishte 80 (mesatarja është 100 për çdo moshë). Me uljen e të ardhurave të fëmijëve, ulet dhe aftësia e fëmijës për të lexuar dhe memorizuar.
Ata që kalojnë të gjithë fëmijërinë në varfëri, shënojnë 20% më dobët në teste që lidhen me memorien, krahasuar me fëmijët që s’kanë qenë asnjëherë të varfër.
Edhe aftësitë në njohjen e gjuhëve lidhen me statusin socio-eonomik. Një studim klasik ka treguar se 3-vjeçarët që vijnë nga familje profesionistësh kanë fjalor dy herë më të pasur se ata fëmijë që jetojnë me ndihmë sociale.

Sa më herët në jetë të përjetoni varfërinë, aq më të ulëta janë gjasat e arritjeve tuaja. Sa më shumë të shpenzoni në varfëri, aq më shumë përkeqësohet memoria.

Stresi që shkakton të qenit i varfër mund të ndryshojë trurin në mënyra që disavantazhojnë edhe më shumë të varfërit në shoqërinë moderne.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pakistan: Nga eksplodimi afër një xhamie ka të vrarë dhe të plagosur

Një eksplodim në rajonin Paraçinar në Pakistan, i banuar kryesisht me popullatë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.