Të pathënat e prokurës në turqisht të Adriatik Llallës…

Kolegji i Pavarur i Apelimit ka shqyrtuar prokurën e dërguar nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ku ngarkohet avokati Sokol Hazizaj për të bërë mbrojtjen e Llallës në këtë proces.

Kryetari i trupit gjykues, Sokol Çomo ka lexuar prokurorën në turqisht të lëshuar nga ish-kryeprokurori Adriatik Lalla gjatë shqyrtimit të seancës në ngarkim të tij nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Kryetari i trupit gjykues njoftoi se prokura nga ana e Adriatik Llallës është bërë në 28 maj në Turqi në prani të përkthyeses dhe noterit. Vetëm një ditë më pas, në datë 29 qershor (që i bie dy ditë më parë) prokura është shoqëruar me vulën apostile.

“Trupi gjykues arriti në konkluzionin se avokati Sokol Hazizaj i ka tagrat e përfaqësimit të Llallës edhe në mungesë të tij dhe për këtë arsye e deklarojmë procesin gjyqësor të hapur…”, tha Çomo.

Në prokurën e lëshuar në turqisht nga Adrtiatik Llalla thuhet:

“Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr 1 e vitit 2018, për ankimin që komisioneri publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin.

E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posacëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time, Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo anekesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gjermania dhe Austria, bisedime me Salvinin për emigrantët

  Gjermania dhe Austria thanë të enjten se do të zhvillojnë bisedime...
Read More