Të rinjtë e papunë “mbjellin” kanabis para Kryeministrisë

15293438_219471788478665_706184678_o

Disa të rinj në shenjë proteste kanë kryer diçka të pazakonte para Kryeministrisë. Ata kanë ‘mbjell’ kanabis sattiva në disa vazo, pikërisht para institucionit më të lartë shtetëror, duke sjell në fokus edhe problemin me hashashin në vend, i cili është kthyer tashmë në fenomen.

Organizatorja e kësaj proteste, Valbona Mhilli pohoi se kishin shkuar të mbillnin hashash para Kryeministrisë, pasi ishte i vetmi vend jo i zaptuar.

“Jemi një grup te rinjsh te shkolluar por te papune. Asnjë mundësi nuk ofron dhe asnjë kujdes nuk tregon qeveria dhe kryeministri për ne. Droga është alternativa e qeverise por edhe toka ku mbillet droge është zaptuar nga kriminelet e lidhur me kryeministrin, Erdhem sot për të mbjelle kanabis tek dera e kryeministrit se është e vetmja toke e pazaptuar. Këtu edhe e kemi te sigurt qe do rritet me kujdes se e ruan vete Rama”, tha ajo.

Shkruar Nga
More from Revista User

Angela Merkel ofron bashkëpunim me presidentin Trump

Duke dhënë përgëzimet e saj të mërkurën, kancelaria gjermane Angela Merkel ofroi...
Read More