Të shtëna me armë në një universitet në SHBA, dyshohet për 2 të plagosur

 


Disa të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në katin e katërt të ndërtesës së kolegjit të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me policinë që mori një telefonatë për të shtëna.

Studentëve u është thënë të qëndrojnë të fshehur dhe të kenë kujdes në ambientet e brendshme të universitetit, pasi agresori është ende i lirë.

Central-Michigan-University-shootig-1253798

Mësimi në të gjithë kolegjin është pezulluar, po ashtu edhe në rrugët rrotull është ndaluar qarkullimi.

Ende nuk është konfirmuar për asnjë të lënduar, edhe pse studentët besojnë se dy persona janë qëlluar.

Dyshohet se autori mund të jetë larguar nga shinat e trenit pranë shkollës, ndërkohë që një helikopter policie po fluturon për të bërë të mundur gjurmimin e qitësit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sot në UET: Eja lexo një poezi dashurie…

  Është gjetur një mënyrë simbolike për të afruar lexuesin me librin,...
Read More